Kisha e Shen Mehilli pas grabitjes 22 qershor 2009
Nga Telnis Skuqi –
Gjirokastër – Afro një javë më parë, një 25 vjeçar u arrestua për armëmbajtje, por gjatë kontrollin në banesen e tij, policia zbuloj një ikonostas shumë shekullor, të vjedhur kohë më parë. Grabitja e inkonostasit mbi 200 vjeçarë prej druri të gdhendur me një mjeshtëri të lartë artistike, që ishte vendosur pas viteve 1990 në kishën e Shën Mërisë në fshtatin Leuse, rreth 3 kilometra larg qytetit të Përmetit.
Pavarësisht se Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës ka vënë në dispozicion specialistët më të mirë të kriminalistikës, për të identifikuar keqbërësit, përsëri situata për ruajtjen e objekteve fetare vazhojnë të jenë pjesë e “axhendës” së grabitësve.
Sipas statistikave të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare për qarkun e Gjirokastrës, prej vitit 1993 deri tani janë vjedhur 45 objekte fetare dhe vetëm një këmbanë mbi 100 vjeçare është arritur të zbulohet.
“Nga 45 objekte fetare me vlerë, policia në jug të vendit ka mundur të gjej pas 14 vjetësh këmbanën e Kishës së Shën Nikollit të fshatit Selcë të komunës së Pogonit, ndërsa objektet e tjera ende nuk janë zbuluar”, shprehet i shqetësuar Ofrea Beçi, përfaqësuesi i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në jug të vendit. Sipas tij, këmbana 50 centrimetra e lartë, me peshë 70 kg, ishte e fshehur në vendin e quajtur kodrat e Manastirit, një kilometër mbi rrugën kombëtare Sarandë – Ksamil dhe kishte destiancion shtetin fqinjë.
Kisha e Shen Mehilli pas grabitjes me 22 qershor 2009
“Për fat të keq është konstatuar se vjedhjet janë kryer nga njerëz profesionistë që i njohim mirë vlerat e këtyre objekteve fetare, pasi deri tani asnjë person nuk është indetifikuar nga policia lokale gjatë 16 viteve të fundit”, të thotë Beci, duke nënvizuar se nëqoftëse institucionet e specializuar, si Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, nuk ndërtojnë politika afatmesme dhe afatgjata për të mbrojtur objekte monumentale me vlera të rralla, atëherë keqbërësit do të vazhdojnë të dëmtojnë kulturën e një kombit.
Kultet fetare më të rëndësishme në jug të vendit
Sipas të dhënave zyrtare nga Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare, në qarkun e Gjirokastrës ekzistojnë mbi 100 kisha, prej të cilave rreth 32 objekte kulti klasifikohen tepër të rëndësishme përsa i takon vlerave tipologjike dhe arkitektonike.
Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, prof. as. Gëzim Sala, thotë se objekti fetar më e vjetër në qarkun e Gjirokastrës është Manastiri i Shën Mërisë, rreth 2 kilometra larg në lindje të qytetit antik të Antigonesë. Ajo është e ndërtuar në një shkëmb konglomerat gëlqeror, i njohur si Spile, për shkak të shpellave karstike, prej të cilave ka qenë banuar nga njerëz që qëndronit të izoluar nga bota dhe përpiqeshin të vuanin qenien e tyre mëkatare, si një vepër shlyese para Perëdisë (eremitët).
Kisha e Fjeta e Shën Mërisë, ndodhet në fshatin Labovë e Kryqit, rreth 17 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës dhe klasifikohet si tipit kryq e brendashkruar me kupolë. Si kohë e ndërtimit të saj konsiderohet shek. VI gjatë sundimit të perandorit Justinian. Në brendësi të kësaj kishe spikat një ikonostas i gdhendur me dru dhe i praruar. Kisha e Labovës së Kryqit është e dekuruar me afreske dhe më pas në një tjetër periudhë edhe me motive floreale e dekorative.
Kisha e Shën Mërisë në fshatin Leuse, ngrihet në një lartësi që zotëron në luginën e lumit të Vjosës dhe është e dukshme nga larg, madhështore në mes të qiparizave dhe gjelbërim të përhershëm. Duke ju referuar mbishkrimi të pikturuar mbi portën e hyrjes nga ana veriore, ikonostasi të tregon se Kisha e Leusës ka përfunduar në vitin 1817. Naosi është një ndërtim bazilikal me kupolë, me përmasa të brendshme 18.20 x 14.20 metra. Dy radhë kollonash e ndajnë atë në tre nefe, nga të cilët nefi qëndror ka përmasa në plan dhe në hapësirë shumë të mëdha nga ato të nefeve anësore. Një sistem harqesh në të dy drejtimet lidhinn kollonat ndërmjet tyre dhe me muret perimetrale, duke krijuar bërthama katrore në nefet anësore dhe drejtëkëndëshe në nefin qendror. Në pjesën qendrore ngrihet kupola mbi një tambur të lartë mbi 10 metra. Në çiftin lindor në kollonave ishte vendosur ikonostasi luksoz (grabitur disa ditë më parë), i stolisur me gdhendje të thella deri në 7 cetrimetra, të cilat sëbashku janë konsideruar si kryevepra të artëve të aplikuara.
Kultet fetare një mundësi për zhvillimin e turizmit shpirtëror
Rektori i Universitetit të Gjirokastrës, prof. as. Gëzim Sala, njohësi i mirë i historisë së kulteve fetare, shprehet se në jug të vendit për shkak të rrethanave historike dhe vazhdimësisë së jetës urbane e shpirtërore për mijëra vjet u ndërtuar gjatë shekujve mjaft objekte kulti, të cilët përveç dëshmi të kultivimit të besimit fetar të popullsisë, përfaqësojnë edhe vlera të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore që mund të shfytëzohen për zhvillimin e turizmit shpirtëror e fetar.
“Është e dhimshshme ku informohesh nëpërmjet medias që shumë nga këto objekte kulti bëhen preh e grabitjeve. Të mendosh që kisha e Labovës së Kryqit është grabitur pesë herë nga vitit 1997 deri në 2008 dhe në rastin e fundit janë vjedhur 18 ikona, tregon se diçka nuk funksinon mirë”, të thotë prof. as. Gëzim Sala.
Sipas tij, 32 objekte kulti të besimit orthodoks dhe islam që ndodhen përgjatë luginës së Drinos mund të shfrytëzohet mjaf mirë prej turistëve vendas e të huaj dhe jo të humbasin, ashtu siç po ndodh me këto ikona të rralla.
Your email address will not be published.
Papa Francesku viziton Tiranën në shtator
Çastet e fundit gjallë të Ilia Karelit në burg (VIDEO)
Gjendet i vdekur shefi i personelit të burgut të Drenovës
Abuzimet me lejet e HEC-eve, koncesionet që po shkatërrojnë lumenjtë
Ja si do gjykohen mjekët e 21 Janarit
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD