Related Articles

One Comment

  1. 1

    Gjergji

    Këto ditë, studjova raportin e Kontrollit të lartë të shtetit lidhur me veprimtarinë e Kompanisë “Albpetrol sh.a”, prej 30 faqesh. Me hollësi dhe argumenta të plota KLSH tregon veprimtarinë e asaj Kompanie gjatë periudhës nga Tetori 2013 dhe deri në fund të vitit 2014. Veprimtaria e kësaj kompanie si prodhuese, administruese dhe menaxhuese e vendburimeve të naftës që zotëron vetë por edhe për supervizimin dhe monitorimin e kontratave sipas Marrëveshjeve Hidrokarbure me kompanitë e huaja, është në nivele të turpshme, të pa përgjegjshme që fyejnë rëndë gjithë atë përvojë dhe kontribut, me sakrifica edhe ekstreme, të punëtorëve naftëtarë, specialistëve qytetarëve dhe fermerëve të zonave naftëgazmbajtëse. Atë naftë që për disa dhjetëra vite ne e kemi prodhuar, menaxhuar dhe ruajtur si “arin “, si pasuri për të gjithë popullin, sot po e shohim të shpërdorohet keqas nga njerëz të pa pêrgjegjshëm e të pa aftë, të shkojë në favor të disa individëve dhe të huajve. Shumë po vonohen reformat e premtuara që do t’i kthejnë atë pasuri vendit!

Comments are closed.

Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
© 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD