Nga Telnis Skuqi –
Gjirokastër – Nëqoftëse konstatoni ndonjë vatër zjarri, ju këshilloj t’ia mbathni vrapit. Mos guxoni t’i telefononi 128, pasi më shpejt vjen kërcënimi i shefit të zjarrëfikëses, se sa zjarrëfikësit. Kjo ngjarje, fakteqësisht i ka ndodhur Edi Mollës, një banor i lagjes “Zinxhira”. Ishte mbrëmje gushti. Drejt shtëpisë ai po udhëtonte me biçikletë. Befas nata shkëlqeu. Në fillim Molla kujtoi se plasi transformatori elektrik i lagjes. Kishte gabuar. Në fakt, ishin tre vogëlush që po eksperimentonin me kapsollë.
“Ata i vunë flakët koshit të mbeturinave. Zjarri doli nga kontrolli. Fëmijët u larguan. Ishin të pafat. Nuk iu doli loja ashtu siç e kishin parashikuar”, nis rrëfimin Molla. Ai vendosi të veproj. Telefonoj 128, zjarrëfikësen. U identifikua me emër dhe mbiemër. Një zjarrë është shfaqur në “Zinxhira”. Një kosh mbeturinash rrezikon të djeg kopshtin e lagjes. Ajo ndodhet fare pranë godinës njëkatëshe, – ishte denoncimi i tij. “Në fillim mendova se zjarrëfikësit do të vinin shpejt, por pa kaluar disa minuta më erdhi një telefonat. Ishte shefi i zjarrëfikëses Filip Qirko”, shpjegon Molla. “U habita. Ai në vend të kërkonte informacion për ngjarjen, më jepte leksion pse denoncova. Për të unë kisha bërë gabim që kisha telefonuar 128-ës”, vijon ai. “Zjarrëfikësin nuk merren me djegien e koshave të plehrave. Është puna e bashkisë”, më thotë Qirkoja.
Sokol Karaulli, ish-pergjegjesi i reparit zjarrfikes
Molla kishte ngelur pafjalë. Zjarri i madh rrezikonte godinën, ndërsa Qirkoja e këshillonte ta fikte vatrën me kovë të vogël. Fatkeqësisht, bashkia e qytetit ku jeton Molla, nuk ka asnjë numër urgjence në ndihmë të komunitetit. Një qytetar i thjeshtë ku konstaton një vatër zjarri, thotë Molla, natyrshëm telefonon zjarrëfikësen, jo spitalit. “Qirko më bëri pështypje. Në vend të më falenderonte, më kërkonte llogari, sikur të isha piroman. Nuk e kuptova ku gabova?!”, thotë Molla me habi. “Keq të telefonoj, keq të mos denoncoj një vatër zjarri”, shton ai.
Sokol Karaulli, ish-përgjegjësi i zjarrëfikëses për qarkun e Gjirokastrës, e vlerëson të papjekur veprimin e pasardhësit të tij. “Askush nuk ka të drejtë të të telefonoj nga zjarrëfikësit, përkundrazi qytetari ka të drejtë të denoncoj një vatër zjarri dhe rastëse rezulton telefonat e rremë atëherë institucioni kërkon hetim pranë organit të akuzës”, shprehet Karaulli. Ky problem, vijon Karaulli, ka një shpjegim. Zjarrëfikësit nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbim për shkak të vjedhjes së karburantit që bënte Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës. “Më shumë karburant harxhonte automjeti i prefektesh, se sa zjarrëfikësit”, deklaron Karaulli, i cili shton se për këtë fakt ai u pushua nga puna.
Karaulli thotë se sipas rregulloresh, automjetet e zjarrëfikëses janë të detyruar ligj që çdo ditë të kryejnë ndezjen në vend, dy herë në verë dhe tre herë në dimër. “Automjeti është i detyruar të qëndroj i ndezur 10 minuta. Nëqoftëse nuk i ndez shkon në burg”, specifikon Karaulli. Për ta konkretizuar në shifra, Karaulli shpjegon se në qarkun e Gjirokastrës janë në gatishmëri 6 automjete zjarrëfikëse, 4 në Gjirokastër dhe nga një në Tepelenë dhe Përmet. “Vetëm ndezja në vend konsumon të paktën 60 litra në ditë, ndërsa në dimër diçka më shumë. Po të bësh një llogari mujore fatura shkon afro 1800 litra. Në fakt ky shërbim anashkalohet, pavarësisht se në regjistër shkruhet”, flet Karaulli.
Më tej, ish përgjegjësi i zjarrëfikëses, tregon se ky shërbim nuk është në gjendje të mbroj jetën e njerëzve në nevojë, madje vetë zjarrëfikësit dhe
Kerkesa per pajisje derguar Prefektures se Gjirokastres
automjetet janë të pasiguruara. “Zjarrëfikësit janë gjithmonë të ekspozuar ndaj rrezikut për shkak të profilit të punës. Natyrshëm ata do lëvizin shpejt drejt vendngjarjes. Largqoftë të bësh një aksident në rrugë dhe t’i nuk je në gjendje të paguash dëmin që i shkakton tjetrit”, thotë Karaulli. Situata, vijon Karaulli, paraqitet akoma më e rëndë ku automjetet lëvizin me goma mbi gjashtëvjeçare. “Sipas rregulloresh gomat duhet të ndërrohen detyrimisht njëherë në dy vjet. Në fakt kjo nuk ka ndodhur prej vitesh”, shprehet Karaulli. Më tej, Karaulli thekson se zjarrëfikësit nuk disponojnë asnjë mjetë logjistik për të shpëtuar jetë njeriu. Sipas tij, bomblat e oksigjenit dhe mjetet e ndihmës së shpejtë mungojnë, shkumë dhe pluhur nuk kanë, ndërsa tubat janë të amortizuara.
“Sado guximtar të jetë zjarrëfikësi, ai nuk ka çfarë të bëj nëqoftëse nuk dispozicion një bombël oksigjeni”, thekson Karaulli. Karaulli shpjegon se nga puna u largua me urdhër të institucionit të prefektit. Gabimi i vetëm i tij ishte një shkresë zyrtare. Ai nuk duhej të kishte kërkuar baza materiale. “Prefektura tashmë më detyrohet ligjërisht si formë dëmshpërblimi, me vendim të formës së prerë, 1.2 milionë lekë, përkundrejt 1100 euro që kushtonin bazat materiale. Ky është shteti”, thotë Karaulli. Lidhur me këtë problem, Prefektura e Qarkut të Gjirokastrës ka nuk pranuar të prononcohet, pavarësisht dy shkresave zyrtare që ka dërguar Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi bazuar në ligjin për informim.
Your email address will not be published.
Pacientët e QSUT orientohen në klinikat private (VIDEO)
“Dështimi” i drejtësisë përballë hajdutëve përsëritës
Dosja e plotë, si u vodhën 7 milion dollarë nga Banka e Shqipërisë
Vrasja në Bllok, arrestohet nënoficeri i ushtrisë
Shatërvanët pa ujë të kryeqytetit
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD