Vendimet unifikuese, tashmë në arkivë elektronike Reviewed by Momizat on . Shkolla e Magjistraturës me mbështetjen e programit të USAID për forcimin e sistemit të drejtësisë JuST promovoi arkivën elektronike ku mund të gjenden të gjith Shkolla e Magjistraturës me mbështetjen e programit të USAID për forcimin e sistemit të drejtësisë JuST promovoi arkivën elektronike ku mund të gjenden të gjith Rating: 0
You Are Here: Home » Drejtësia » Vendimet unifikuese, tashmë në arkivë elektronike

Vendimet unifikuese, tashmë në arkivë elektronike

Vendimet unifikuese, tashmë në arkivë elektronike

Shkolla e Magjistraturës me mbështetjen e programit të USAID për forcimin e sistemit të drejtësisë JuST promovoi arkivën elektronike ku mund të gjenden të gjitha vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë që prej vitit 1999

Vendimet e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatën e Lartë, të cilat janë të detyrueshme nga gjykatat më të ulta, tashmë mund të gjenden në një arkivë të vetme elektronike. Shkolla e Magjistraturës me mbështjetjen e programit të USAID për forcimin e sistemit të drejtësisë JuST promovuan dje arkivën elektronike, ku janë publikuar të gjitha vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë.

Ky protal që përmban databazën e plotë të vendimeve unifikuese që prej vitit 1999 gjendet në faqen e web-it të Shkollës së Magjistraturës dhe është mjaft i lehtë për t’u aksesuar. Arkiva elektronike u promovua në një ceremoni, ku ishin të pranishëm zv.ambasadori amerikan në Tiranë, Henry Jardine, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës, Mariana Semini si dhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Të pranishmit theksuan se kjo databazë është shumë e rëndësishme për aktorët e sistemit të drejtësisë. Nëpërmjet një kërkimi të thjeshtë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, studentë apo të gjithë personat e interesuar mund të konsultojnë vendimet unifikuese që Gjykata e Lartë ka dhënë që prej vitit 1999.

Të gjithë personat e interesuar për të konsultuar vendimet unifikuese mund të klikojnë adresën http:/www.magjistratura.edu.al ku ndër të tjera do të gjejnë një seksion të posaçëm me databazën elektronike. Programi që përbëhet nga një mekanizëm shkencor kërkimi është lehtësisht i aksesueshëm nga përdoruesit e faqes. Në këtë program personat e interesuar mund të kërkojnë sipas datës apo vitit të vendimit, përmes numrit të Fletores Zyrtare në të cilën është botuar, sipas fushave (Civile, Penale, Administrative), nëpërmjet fjalëve kyçe apo përmes identitetit të palëve në proces.

Për të siguruar efektin maksimal të databazës ofrohet një sistem regjistrimi, përmes të cilit çdo person i regjistruar njoftohet me anë të postës elektronike për çdo vendim të ri që i shtohet sistemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

© 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD

powered by The Dancing Bits

Scroll to top