AKT THEMELIMI
I
SHOQATËS SË GAZETARËVE PËR DREJTËSI – SHGD
Sot, në Tiranë, më datë ___.10.2012, themelohet Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi – SHGD, me kushte si më poshtë:
Neni 1
Statusi
1. Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (në vijim SHGD) është organizatë me karakter profesional, kërkimor, shkencor, kulturor, e pavarur, joqeveritare dhe jopolitike, me qëllim jofitimprurës, me anëtarësi.
2. SHGD është person juridik, e cila fiton personalitet juridik në datën e regjistrimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
Neni 2
Baza ligjore dhe themelimi
Neni 3
Identiteti i Shoqatës
Neni 4
Selia
Neni 5
Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së Shoqatës
1. Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi.
a) Monitorimi dhe denoncimi i fenomeneve negative që cënojnë shoqërinë shqiptare.
b) InkuraJimi, ndihma, përmirësimi dhe promovimi i parimeve të transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies së organeve publike;
c) Investigimi, zbulimi dhe, demaskimi i vepreva korruptive, që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
ç) Monitorimi i zgjedhjeve të lira, të barabarta, të përgjithshme, periodike dhe i ushtrimit të një procesi zgjedhor të fshehtë dhe votimit vetiak.
d) Monitorimi i respektimit nga organet pubike dhe shtetërore dhe atyre të ruajtjes së rendit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
dh) Monitorimi i ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve, drejtësisë shoqërore, rendit kushtetues, pluralizmit, identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare, bashkëjetesës fetare, si dhe bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të shqiptarëve me pakicat kombëtare.
e) Monitorimi i respektimit të të drejtave të pakicave fetare dhe grupeve të tjera shoqërore.
ë) Monitorimi i barabazisë të qytetarëve përpara ligjit dhe ii rasteve të diskrimimit padrejtesisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatesia prindërore.
f) Monitorimi i garancisë së lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit, radios, televizionit, i rasteve të censurës paraprake të mjeteve të komunikimit dhe i garantimit të së drejtës së informimit.
g) Monitorimi i aksesit në përputhje me ligjin, për të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.
gj) Monitorimi i respektimit të etikës parlamentare dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të popullit në debatet dhe jetën parlamentare.
h) Monitorimi i iniciativës ligjvënëse të popullit nga 20 mijë zgjedhës.
i) Monitorimi i shpalljes dhe botimittë akteve të tjera normative sipas mënyrës së parashikuar me ligj.
j) Monitorimii përballimit të pasojave të fatkeqësive natyrore dhe aksidentëve teknologjike.
k) Denoncimi i rasteve, që nxitin dhe përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë jane të ndaluara sipas ligjit.
l) Denoncimi i rasteve të nënshtrimit ndaj torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.
ll) Denoncimin e rasteve të konfliktit të interesave në administraten shtetërtore, fshehjen dhe mosdeklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë.
m) Denoncimi i rasteve të shpërdorimit të detyres nga administrata publike dhe mos eficenca e luftës ndaj evazionit fiskal.
n) Pjesëmarrja në fazat e diskutimit të debatet e grupeve parlamentare për çështjet që kanë lidhje me hartimin dhe ndryshimin e legjislacionit me impakt të gjerë publik dhe të lgjislacionit për median.
nj) Përkrahja e zhvillimit dhe bashkëpunimit midis shoqatave simotra brenda dhe jashtë vendit.
p) Reagimi publik për shkelljet dhe cënimin e medias dhe standardit të drejtësisë në vend.
q) Advokimi dhe lobimi për cështje që lidhen me median, lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informim, vecanërisht sa i takon legjislacionit mbi median.
2. Përveç veprimtarisë të parashikuar më lart, në veprimtarinë e Shoqatës mund të përfshihet çdo veprimtari tjetër jo fitimprurëse, e cila vlerësohet nga mbledhja e përgjithshme e nevojshme dhe e përshtatshme për realizimin e qëllimit të shoqates. Në çdo rast, zgjerimi i objektit të Shoqatës, vendoset në Statut, ndryshimet e të cilit miratohen nga Mbledhja e Përgjithshme.
Neni 6
Kohëzgjatja
Neni 7
Mjetet financiare
1. Kapitali i nevojshëm për arritjen e qëllimit të Shoqatës investohet fillimisht nga themeluesit.
2. Burim i të ardhurave të SHGD janë financimi i saj nga ana e themeluesve në mënyrë të vazhdueshme përmes kuotizacioneve në masën e miratuar me Statut, të ardhurat nga veprimtaria e Shoqatës, fonde dhe donacione të ndryshme të përfituara në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 8
Ndalimin e shpërndarjes së fitimeve
Shpërndarja e fitimit gjatë aktivitetit të Shoqatës është e ndaluar.
Neni 9
Organet drejtuese
a) Bordi Drejtues;
b) Bordi Mbikëqyrës;
c) Kryetari.
a) Sonila Mesareja;
b) Harbi Aliaj;
c) Glorjan Janjaj;
ç) Mevlut Derti.
Neni 10
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
1. Të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin gjatë themelimit dhe ushtrimit të veprimtarisë dhe që mund të lidhen me vlefshmërinë, interpretimin, si dhe me ndryshimet e mundshme të akteve të themelimit zgjidhen me mirëkuptim nga themeluesit.
2. Në të kundërt, kompetente për mosmarrëveshjet që mund të lindin në Shoqatë, do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
Neni 11
Dispozita të fundit
1. Ky Akt Themelimi përpilohet në pesë kopje origjinale, në gjuhën shqipe dhe nënshkruhet pa vërejtje nga themeluesit e Shoqatës.
2. Një kopje depozitohet në zyrën noteriale para së cilës edhe u nënshkrua, kopjet e tjera i jepen themeluesve.
“Dosja” më 13 fletë, si “hetoi” prokuroria kallëzimin për falsifikim
Fëmijët shqiptarë shfrytëzohën për punë të rënda
Drogë drejt Italisë, kapen 1.2 ton kanabis në Vlorës
Ambasada e SHBA: Zgjedhjet u njollosën, të çertifikohet rezultati
Gjirokastër, Trashëgimia kulturore dhe historike në rrezik
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD