Të paktën dy pjesëtarë të forcave të sigurisë turke, si dhe njw shofer kamioni, në jug të vendit, në kufi me Sirinë, u qëlluan për vdekje nga tre terroristë me origjinë shqiptare, njoftoi Ministria e Brendshme. “Të dyshuarit janë dy qytetarë shqiptarë dhe një kosovar”, deklaroi Ala, i cituar nga agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolli Azhans. Shkëmbimi i zjarrit, sipas raportit të Ministrisë së Brendshme, ndodhi në periferi të qytetit Ulukisla, kur tre shqiptarët, tashmë të arrestuar, hapën zjarr kundër forcave turke të sigurisë. “Terroristët hapën zjarr nga një taksi që ata kishin marrë me qira në provincën jugore të Hataj. Dy nga të dyshuarit u arrestuan menjëherë, ndërkohë që i treti u arrestua disa orw mw vonw”, specifikon Ministria e Brendshme Turke. I njëjti burim tha se tre terrositët E. S., E. A dhe Ç. R, përkatësisht 18, 19 dhe 25 vjeç, dyshohet se kanë qenë pjesë e celulës terroriste të lidhura me Al Kaeda-n, e quajtur ISID. “Të tre shqiptarët ishin duke folur arabisht gjatë sulmit”, saktësoi agjencia zyrtare turke Anadolu.
Lidhur me këtë ngjarje, Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë njofton se asnjë prej person që dyshohen për sulmin terroristë nuk janë shtetas shqiptarë. “Në kontaktet që kemi vendosur, asnjë prej shtetasve të përfshirë në këtë sulm nuk është shqiptar nga Shqipëria”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme Shqiptare. Ndërkohë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka zhvilluar sot një takim kokë më kokë me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Drejtorin e SHISH-it, Visho Ajazi Lika, si dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Qëllimi i këtij takimi, sipas Zyrës së Shtypit pranë presidencës, ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri.
“Duke kërkuar shpejtësi dhe cilësi në hetim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët, Presidenti i Republikës vlerësoi punën e kryer deri më tani nga organet kompetente ndaj fenomeneve që lidhen me organizimin, financimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri”, citon njoftimi për shtyp i Presidentit. Kreu i shtetit Nishani, vijon komunikata, shprehu mbështetjen e plotë për gjithçka që ka lidhje me këtë proces, por edhe me procese të tjera që kanë të bëjnë me forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën ndaj korrupsioni.
Your email address will not be published.
Spitalet e jugut si zyra punësimi, pa ilaçe dhe shërbim për të sëmurët
Nuk u paraqit për vizitë, i sëmuri mendor në mëshirë të fatit
Korsitë e emergjences, të bllokuara nga makinat e zakonshme
Strukturat metalike, “mbrojtëset” që marrin jetë njerëzish
Agjencitë e këmbimit valutor vjedhin qytetarët
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD