Autori i dënuar më parë për plagosjen e një të afërmi qëlloi edhe dy qytetarë të pafajshëm të cilët mbetën të plagosur.
Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës në qytetin e Laçit. Një i ri qëlloi për vdekje dy vëllezër të cilët i vrau ns ambjentet e lokalit të tyre në qendër të qytetit, në vendin e njohur si statcioni i autobusve. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë të rastit, ndërsa policia mundi të arrestojë autorin e dyshuar, i cili dyshohet se është me probleme mendore. Sipas burimeve të policisë mësohet se viktimat janë vëllezërit Andrea dhe Endri Cara përkatësisht 27 dhe 30 vjeç, nga fshati Zheji i Kurbinit, ndërsa të plagosurit janë identifikuar si shtetasit Nikoll Ndoji 24vjeç dhe Tonin Gjini 22 vjeç.
Policia bëri të ditur se ata janë qëlluar nga shtetasi Altin Piroli i cili ka hyre brenda në lokal, duke pire kafe dhe me pas ka nxjerrë pistoleten duke qëlluar për vdekje dy vëllezërit Cara. Dëshmitarët i thanë policisë se autori dhe viktimat ishin nga i njëjti fshat dhe kishin miqësi mes tyre. Pak momente para ngjarjes ata kanë qenë duke pirë kafe sëbashku në lokalin e vëllezërve Cara, ku dyshohet se kanë debatuar mes tyre. Pas grindjes Piroli ka qëlluar me pistoletë ndaj vëllezërve duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Vrasja e dyfishtë është pasuar nga të shtëna në drejtim të qytetarëve, ku i dyshuari ka plagosur dy kalimtarë të pafajshëm.
Ende nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes së rëndë, por policia thotë se autori i dyshuar Altin Piroli 27 vjeç, vuan nga probleme mendore. Piroli dy vite më parë kishte plagosur me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij, ngjarje për të cilen ishte dënuar vetëm me një vit burg. Dëshmitare në vendin e ngjarjes thanë se personi në fjalë ishte parë që në mengjes teksa levizte me pistoletë në dorë në qendër të qytetit të Laçit. Pasi ka qëlluar për vdekje dy vëllezërit, Altin Piroli ka qëlluar në ajër për disa minuta duke terrozrizuar banorët e zonës. 27-vjeçari ka hapur zjarr edhe ndaj policisë derisa i kanë mbaruar të gjithë plumbta dhe vetëm pas mbarimit të fishekëve është arrestuar nga forcat e policisë.
Your email address will not be published.
Vrasjet ende pa drejtësi të 21 janarit
Diplomacia shqiptare në krizë, ambasadori zbulon skandalin
Roja mbron biznesin, vret 35-veçarin që tentoi të vidhte
Vritet në atentat mafioz biznesmeni i ndërtimit
Krimi në familje, “plaga e hapur” e shoqërisë shqiptare
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD