Shatërvanët në Tiranë lënë dukshëm për të dëshiruar. Jo vetëm që pjesa më e madhe e tyre nuk e kryejnë fuksionin por përkundrazi janë të ndotur nga shirat dhe nga mbeturinat që grumbullohen aty. Duket se prej vitesh bashkia nuk kujdeset për pastrimin apo rregullimin e tyre. Shatërvani tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” është shembulli më i mirë i një objekti zbukurues, që në fakt e shëmton maksimalisht pamjen e qytetit.
Nje nga shatervanet ne Tirane
Kjo pikë është tepër e frekuentuar, dhe çdokush që hyn në Tiranë, përplaset me këtë panoramë…një shatërvan i harruar…që nuk duket fare më si i tillë. E si për ironi në krah të këtij shatërvani po ngrihet vrullshëm një ndërtesë shumëkatëse…e shumë të tjera që e pasojnë. Investimet të bëjnë përshtypje, sikurse të bën përshtypje edhe fakti që mbi shaërvanin askush nuk vë dorë për ta sistemuar…Thua të ketë kosto të papërballueshme?
Një tjetër shatërvan është pas pallatit të kulturës në këndin e lojrave që është ndërtuar pak kohë më parë. Në përgjithësi ky shatërvan punon por sot jo…Ndoshta është rastësi..
“Para katër ditësh solla mbesën dhe shatërvani ishte në punë por se di përse sot nuk punon. Edhe kur është me ujë duket që pjesa e poshtme është shumë e ndotur.”- thotë një i moshuar.
Në një tjetër pikë kyçe të metropolit tonë, përballë Universitetit Politeknik, një tjetër shatërvan ka dalë jashtë funksionit që prej më shumë se 8 vitesh. Por strukturat kompetente nuk e kanë vënë re këtë fakt ose nuk kanë interes për ta kthyer në gjendjen e tij të mëparshme. Nuk do të ishte e tepërt të thonim se ky nuk duket më si shatërvan.
“Nuk kam qënë më parë në Tiranë , nuk e dija që është shatërvan, nuk më ngjan fare në fakt”- është kjo përgjigjia ekzemplare e një nxënësi kosovar. Në fakt askush nga të rinjtë kosovarë nuk e mori me mend se ky mund të ishte një shatërvan.
Po si për ironi pak metra më tej lulëzon një tjetër shatërvan. Bëhet fjalë për shatërvanin që ndodhet në oborrin Rezidencës Presidenciale. Ai është një objekt ku shumë të rinj do të donin të bënin fotografi por për fat të keq ëhstë i rrethuar… Edhe në parkun “Rinia”, shatërvani në çdo kohë është në funksionin e tij normal. Vetëm shatërvanët që konsiderohen si objekte publike nuk funksionojnë.
Your email address will not be published.
Agjencitë e këmbimit valutor vjedhin qytetarët
Banorët e dëbuar nga shtëpitë futen në grevë urie
Kundërshton fejesën e mbesës, 73-vjeçari vret 4 familjarë dhe veten
Kapet 1 ton drogë në Otranto, arrestohen katër vlonjatë
Dosja “Bankers” të gjitha përgjegjësitë e kompanisë së naftës (VIDEO)
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD