Edhe pse është dita e katërt pas përmbytjeve, nuk ka asnjë ndihmë ekonomike për banorët fatkeq. Vazhdon të mbetet problematike situata e krijuar nga përmbytjet në zonat periferike të kryeqytetit. Janë më shumë se 1000 famillje të cilave dalja e lumit të Tiranës nga shtrati u dëmtoi të gjitha orenditë shtëpiake, duke rrezikuar edhe jetën e fëmijëve. Bashkia e Tiranës ka bërë ndërhyrjet e saj këto ditë duke sjellë njerëz dhe mjete për të pastruar dëmet e lëna nga përmbytjet por mesa duket edhe kjo nuk ka mjaftuar për banorët.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë Tiranë e ka cilësuar gjendjen emergjente, në zonën pranë Bregut të Lumit, duke i bërë thirrje qeverisë për të ndërhyrë me ndihma konkrete. Apelit për ndihmë ekonomike i është bashkuar edhe Kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 11, Haki Mustafa i cili ka vendosur theksin tek ndihma në ushqime, veshmbathje si edhe ndihmë mjekësore. “Kanë dalë dy urdhra nga prefektura e Tiranës, për t’u ardhur në ndihmë me ushqime, veshmbathje dhe materiale të tjera, këtyre banorëve. Kjo ndihmë duhej të fillonte në datën 16 tetor, dhe nuk bëhet fjalë të ketë ardhur qoftë edhe ndihma më e vogël”-shprehet Mustafa.
Sipas banorëve tek Bregu i Lumit bëhet fjalë për 690 shtëpi të përmbytyra ,rreth 75 biznese dhe mund të jenë mbi 120 rrugica. Siaps tyre bashkia po tregohet e vendosur për të punuar por nuk po reagon shteti. “Ditën kur u përmbytëm,uji erdhi menjëhere, deri tre apo katër metër dhe u desh të merrnim fëmiët për të shpëtuar”-shprehet një banor i zonës. Ndërkohë edhe pse në pjesën në të madhe të shtëpive të gjitha orenditë kanë dalë jashtë përdorimit, banorët nuk largohen nga shtëpitë e tyre pasi ata kryesisht i kanë ndërtuar me të ardhurat e fëmijëve në emigracion dhe kërkojnë që të ndërhyjë qeveria. Banorët nuk janë evakuar nga kjo zonë por janë sistemuar tek të afërmit e tyre.
Një tjetër banor i indinjuar i kësaj zone shprehet se këtu ka fëmijë që po rrezikojnë të sëmuren. “Mbeturinat, uji i pisët dhe llumrat e mbledhura nga lumi do të sëmurin fëmijët dhe nuk ka asnjë ambulancë që të ndërhyjë për këtë situatë emengjente”-shprehet banori në fjalë. Përsa i përket ujit të pijshëm është sistemuar në pjesën më të madhe të zonës. Ndërsa lidhja e sigurtë e energjisë elektrike ka probleme në këtë territor. Ka disa familje ku akoma nuk mund të lidhet energjia, për arsye sigurie por përfaqësues të bashkisë shprehen se po punohet në këtë drejtim.
po bashkia cfar po ben apo e ka shit ke qeveria.Te filloj para dhe pastaj te kerkoj.
Your email address will not be published.
Korsitë e emergjences, të bllokuara nga makinat e zakonshme
Aksidentet përgjakin vendin, 11 të vdekur në Kukës e Sarandë
Dritan Dajti kap “mat” drejtësinë shqiptare
Lezhë, zbulohet baza e prodhimit të bombave artizanale
Fëmijët në nevojë, të pambrojtur e të braktisur nga shteti
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD