Pas 8 vitesh në pushtet Sali Berisha largohet si kryeministër. Pas mbledhjes së grupit të PD, Berisha iu drejtua Presidencës ku dha zyrtarisht dorëheqjen si kryetar qeverie. Ky akt i hap dritën jeshile ardhjes në pushtet të qeverisë ‘Rama’ e zgjedhur me votë nga zgjedhjet e 23 Qershorit. Berisha i dorëzoi rreth orës 13:10 minuta presidentit, dorëheqjen nga posti që mban prej 8 vitesh dhe ky zhvillim ndodh vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re. Takimi mes tyre zgjati rreth 20 minuta. Nga ana e tij, kreu i shtetit ka afat 10 ditor për të dekretuar qeverinë e re “Rama”. Kreu i shtetit, Bujar Nishani, u shpreh para pak ditësh gjatë një emisioni televiziv se “me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet kryeministri i ri”.
Sali Berisha, ka komentuar dorëheqjen e tij nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook. Sipas tij, dorëheqja është në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve dhe vjen në përfundim të një mandate 4-vjecar. “Të dashur miq, sot pasdite në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, mbas formimit të një mazhorance të re nga rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar shtator 2009 – shtator 2013, i paraqita Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani dorëheqjen time dhe të Këshillit të Ministrave që unë kam drejtuar gjatë këtij mandati”, thotë ai. Më tej Berisha shton, “ Falenderova Presidentin Nishani për bashkëpunimin e shkëlqyer që ne kemi patur”.
“Të dashur miq, në shenjë solidarizimi me mediat e vendit dhe proteste ndaj Kodit të Censurës për mediat të Piktorit dështak dhe ekipit të tij, sot vendosa të shpall grevën 24-orëshe të heshtjes dhe të komunikoj çdo gjë me ju nëpërmjet rrjetit tonë social të FB. Po kthehet standarti i territ, kushtrimi i të parëve. Ne do ta sfidojmë! Sb”, shkuajti Berisha në Facebook
Your email address will not be published.
Saranda, qyteti që pengon invalidët të jetojnë të lirë
Dervishi në Prokurori: Bombën në makinë m’a vunë në Vlorë
Ish-të përndjekurit futen në grevë urie, përleshen me policinë
Vritet në pritë i dënuari me 25 vite burg
“Manovrat ligjore”, si shpëtojnë nga dënimi hajdutët e dhunshëm
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD