Ekspertët e policisë rrugore kanë akuzuar policinë e shtetit se nuk po arrijnë të menaxhojnë mitingjet elektorale duke u bërë rrezik për aksidentet rrugore. Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore asnje force politike nuk vendos sinjalistikat e përkohshme të bllokimit të rrugës. Manuali i qarkullimit rrugor, pika 277 percakton : “Se para çdo tubimi duhet të vendoset sinjalistika e përkohshme dhe të lajmërohen qytetarët për rruget e bllokuara”.
Eksperti i aksidenteve rrugore, Artur Sulçe
Kjo pikë e qarkullimit rrugor nuk respektohet duke detyruar shpesh drejtuesit e mjeteve të bëhen agresiv. Në të tilla raste, shoferët rrisin shpejtësinë, parakalojnë në momente të gabuara apo shkelin sinjalistikat duke u kthyer kështu në një potencial të mundshëm i aksidenteve rrugore.
Këtë e konfirmon edhe eksperti për sigurinë rrugore Artur Sulçe, i cili bën thirrje për marrjen e masave të menjëherëshme.
“Takimet me zgjedhësit janë të paplanifikuara në konceptin e trafikut apo në konceptin urban. Enti urban duhet të marrë masa në varësi të një planifikimi të përgjithshëm që të vendoset një sinjalistikë e përkohëshme. Për shembull, një rrugë që mund të jetë njëkalimshme mund ta bësh dykalimshme për momentin sa të mbarojë takimi elektoral, në mënyrë që të mos krijosh një kaos në trafik dhe të mos rrisësh në mënyrë artificiale agresivetetin e shoferëve. Në vetvete fushata elektorale për shkak të natyrës së saj që ka, rrit potencialin e rrezikut për aksidente rrugore, pra rrit probabilitetin që të ndodhë një aksident rrugor.” – u shpreh, Artur Sulçe ekspert për Sigurinë Rrugore.
Nga ana tjetër ashtu si në çdo fushat, rritet edhe inagurimi i rrugëve ende të papërfunduara dhe pa sinjalistikë përkatëse, duke u kthyer në shkakun kryesor për aksidentet rrugore, të cilat gjatë periudhës së stinës së verës arrijnë edhe kulmin e tyre.
shkaku kryesor i aksidenteve është mos kryerja e detyrës nga inspektorët e qarkullimit rrugor. nji her e nji kohë( në kohën e dullës) po të dilje nga ndonji lokal, vinte policia të kontrollonte se sa kishe pirë. kur dallonte (nëpër mjet “tubit”) se kishe pir me nji her të pezullonte patentën. sot mund të pish sa të duash e t’i hypish makinës pa asnji problem. ka raste kur del nga lokali inspektorët të shohin e jo që s’të thon gjë por edhe të përshëndesin ” e shefo ç’kemi” shoferi që nuk përdor pije alkolike nuk ka nevoj për sinjalistikë. aq më tepër në rrugët që i kan shkelur disa herë.
këta zotërinjt lartë më duket se po kërkojnë se ku i ka rën portofoli. ha ha ha ha ha
ne fillim qe te luftohet nje fenomen duhet te studjohen faktoret qe marrin pjese ne nje aksident dhe pas kesaj te studjohet shkaku ne nje aksidentet rrugore perfshihen automjeti, shoferi, kembsori, infrastruktura rrugore, sinjalistika rugore, kultura ne pergjithsi e popullsise.
Your email address will not be published.
Teatri 2300 vjeçar i Apolonisë drejt shkatërrimit
Cakran, abuzimet me listat e “të paaftëve”, dëmi 30 milion lekë
Ngacmuan vajza në rrugë, përjashtohen nga policia dy komisarë
Zjarri në traget, evakuohen të gjithë udhëtarët
Delvinë, qyteti që do ndihmën ekonomike, por “refuzon” punën
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD