Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për kujdesin paliativ në Republikën e Shqipërisë”, qëllimi i të cilit është të mbrojë të drejtën e qytetarëve për të përfituar kujdes paliativ, i orientuar drejt nevojave të pacientit dhe familjarëve të tij, asistuar nga një ekip multidisiplinar.
Projektligji përcakton rregullat për shërbimin e kujdesit paliativ, mënyrën e ofrimit të tij, si dhe mënyrën e organizimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale që ofrojnë kujdes paliativ. Parimet që udhëheqin kujdesin paliativ, sipas projektligjit, janë mbrojtja e dinjitetit dhe autonomisë së pacientit pa asnjë paragjykim dhe diskriminim, mbrojtja dhe promovimi i cilësisë së jetës deri në fund të saj si dhe konceptimi i vdekjes si një proces normal, sigurimi i një jetese pa dhimbje deri në fund të saj, mbështetja e duhur mjekësore, psikosociale për personin e sëmurë dhe familjen e tij, mosshpejtimi ose mosprovokimi i vdekjes.
Projektligji përcakton edhe të drejtat e pacientëve në kujdes paliativ, ndër të cilat e drejta për të marrë kujdes paliativ të arritshëm dhe efikas, për të marrë informacion mbi sëmundjen, prognozën dhe mënyrën e trajtimit, për t’u njohur në mënyrë të përshtatshme me diagnozën dhe prognozën e vërtetë e të saktë të sëmundjes, për të zgjedhur mënyrën dhe llojin e trajtimit mjekësor ose për ta kundërshtuar atë, por edhe të konfidencialitetit lidhur me gjendjen shëndetësore dhe për të marrë vendime dhe për të dhënë pëlqimin mbi trajtimin. P/ligji përcakton përgjegjësitë e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë proces, si dhe informimin e publikut.
Kategoritë e shërbimeve përmes të cilave ofrohet kujdes paliativ janë shërbimi në kujdesin shëndetësor parësor, hospis në banesë, hospis ditor, hospis me shtretër, shërbime në institucionet spitalore, shërbimi i kujdesit paliativ pediatrik e shërbimi vullnetar në nivel komunitar. Shërbimet e kujdesit paliativ ofrohen edhe nëpërmjet nismave private të licencuara sipas legjislacionit.
Gjithashtu, p/ligji përcakton dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve mjekësore, sociale, këshilluese dhe shpirtërore, por edhe vullnetare. Ndërkohë, sipas p/ligjit, të gjithë profesionistët shëndetësorë, pjesë e ekipeve multidisiplinare që ofrojnë kujdes paliativ, trajnohen për mënyrën e ofrimit të kujdesit paliativ.
Të gjithë pacientëve që kanë nevojë për kujdes paliativ u garantohet aksesi në listën esenciale të barnave për kujdesin paliativ. Kjo listë dhe masa e mbulimit të tyre nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Po kështu, p/ligji përcakton dhe mbulimin nga skema e sigurimit shëndetësor. Personat, që kanë nevojë për kujdes paliativ, konsiderohen kategori ekonomikisht joaktive, ndërsa mënyra e përfitimit nga skema e sigurimeve të kujdesit shëndetësor rregullohet nga legjislacioni në fuqi për sigurimet shëndetësore. P/ligji përcakton edhe sanksionet ligjore dhe ankimimin.
Your email address will not be published.
Kamëz, procesi i legalizimit drejt dështimit
Ushtria u “djeg” invalidëve pagesën e paaftësisë
Korrupsioni në drejtësi, pranga prokurorit dhe dy avokatëve
Avokati i Popullit kërkon hapjen e dosjeve të komunizmit
10 ditë burg për shoferët e dehur
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD