Establishment

AKT THEMELIMI

I

SHOQATËS  SË  GAZETARËVE  PËR  DREJTËSI – SHGD 

Sot, në Tiranë, më datë ___.10.2012me cilësinë e themeluesve të shoqatës si organizatë jo fitimprurëse, Znj. Sonila Mesareja, e bija e Fejzos, shtetas shqiptar e datëlindjes 29/12/1975, lindur në Skrapar, dhe banues në Rr: “Naim Frasheri”, pallati 109/2, Tiranë, Shqipëri, e  pajisur  me karte identiteti  nr. 028759248; Z.  Mevlut  Derti, i biri i Ramisit, shtetas shqiptar i datëlindjes 10/08/1984, lindur  në Peshkopi dhe banues në Rr: “ Artan Lenja”, Tiranë,  Shqipëri,  i pajisur  me  karte identiteti nr.  029321370; Z. Harbi Aliaj, i biri i Bardhoshit, shtetas shqiptar i datëlindjes 16/07/1984, lindur  dhe banues në Rr: “Naim Frasheri”, Tiranë, Shqipëri,  i pajisur  me karte identiteti nr. 029935360; Z. Glorjan Janjaj, i biri i Agimit, shtetas shqiptar i datëlindjes 13/03/1985, lindur  dhe banues në Rr: “Muhamet Gjollesha”(blloku Vasil Shanto), pallati 10/1, Tiranë, Shqipëri,  i pajisur  me  pasaporte nr. BG6340211; Z. Fatmir Popja, i biri i  Ramadanit, shtetas shqiptar i datëlindjes 20/04/1970, lindur  në Librazhd dhe banues në Rr:  “Haxhi Curri” Lagjia 11 Nentori, pallati 501/6 kati 4, Elbasan, Shqipëri, i pajisur  me karte identiteti  nr. 028040424; Znj. Malvina  Gorreja, e bija e Kristaqit, shtetas shqiptar e datëlindjes 16/06/1989, lindur në Fier dhe banues në Rr: “Budi”, Tiranë, Shqipëri e pajisur  me karte identiteti  nr. 024676493; Z. Telnis  Skuqi, i biri i Abazit, shtetas shqiptar i datëlindjes 29/01/1975, lindur në Kuçovë dhe banues në Rr: “18 shtatori” Gjirokastër, Shqipëri i pajisur  me pasaport me nr. BD7207509; Znj. Brikena Kuka, e bija e Sabaudinit, shtetas shqiptar e datëlindjes 27/07/1970, lindur në  dhe banues në Rr: “Hodo Beg”, Pall. 27/2, Tiranë, Shqipëri e pajisur me karte identiteti nr.  027969216;  Z. Leonard  Bakillari, i biri i  Tefikut, shtetas shqiptar i datëlindjes 03/07/1984, lindur në Skrapar dhe banues në Rr: “Ali Demi”, Tiranë, Shqipëri i pajisur  me karte identiteti nr. 029738680; Znj. Julja Bardhushi, e bija e  Gjergjit, shtetas shqiptar e datëlindjes  21/05/1979, lindur në Korçë dhe banues në Rr: “Fortuzi”, apartamenti nr.4, Tiranë, Shqipëri e pajisur  me karte identiteti  nr. 031587770; Z. Virtyt Omari, i biri i Hamdiut, shtetas shqiptar i datëlindjes 06/01/1971, lindur në  dhe banues në Rr: “N. Kryeziu”, Nr 28 Shkodër, Shqipëri i pajisur  me  karte  identiteti  nr. 028930432; Znj. Kristina Fidhi, e bija e Ilias, shtetas shqiptar e datëlindjes 08/06/1977, lindur dhe banues në Rr: “18 shtatori”, pallati 26, Gjirokastër, Shqipëri,  e  pajisur  me  pasaporte nr. BJ8066611; Z.  Endrit  Habilaj, i biri i Kudretit, shtetas  shqiptar  i datëlindjes 10/03/1988, lindur dhe banues në Rr: “Vaso Pasha”,  pallati 15, shk 3, ap 21, Tiranë,  Shqipëri, i pajisur  me  karte  identiteti  nr. 031285521; Znj. Pranvera  Sheteli, e bija e Selmanit,  shtetas  shqiptar, i datëlindjes 15/03/1981, lindur dhe banues në Rr: “Mine Peza” , Tiranë, Shqipëri, e pajisur me karte identiteti nr. 031238948; Z. Endrit Keraj, i biri i Sherifit, shtetas shqiptar i datëlindjes 13/01/1991, lindur dhe banues në Rr: “Puntorë” – Tepelenë- Gjirokastër, blloku i furrave ndertesa INSIG, ap. nr.3,  Gjirokastër,  Shqipëri, i pajisur  me  karte  identiteti  nr. 025028134; Znj. Emirjada Baco, e bija e Perparimit, shtetas  shqiptar e datëlindjes 23/11/1981, lindur dhe banues në Rr: “11 Janari”,  Gjirokastër,  Shqipëri, e pajisur  me karte identiteti  nr. 025260893; Z. Spartak   Koka, i biri i  Bajramit, shtetas  shqiptar i datëlindjes 12/09/1986, lindur dhe banues në Rr: “Artan Lenja”, pallati 14. Ap. 36. Tiranë, Shqipëri, i pajisur  me karte identiteti nr. 028152223; Z. Franko  Muhaxhiri, i biri i Satiut shtetas  shqiptar i datëlindjes 01/05/1978, lindur dhe banues në Rr: “Demokracia”, Tiranë, Shqipëri, i pajisur me karte identiteti nr. 025000868, të gjithë persona madhorë, me zotësi të plotë juridike për të vepruar, themelojnë Shoqatën e Gazetarëve për Drejtësi – SHGD, me kushte si më poshtë:

Neni  1

Statusi

                                                                                                                                   

1. Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (në vijim SHGD) është organizatë me karakter profesional, kërkimor, shkencor, kulturor, e pavarur, joqeveritare dhe jopolitike, me qëllim jofitimprurës, me anëtarësi.

2. SHGD është person juridik, e cila fiton personalitet juridik në datën e regjistrimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Neni 2

Baza ligjore dhe themelimi

 

  1. ShGD funksionon në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin 8788, nr. 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, i ndryshuar, këtë Akt Themelimi dhe Statutin e saj, dhe legjislacionin në fuqi.
  2. Themeluesit e Shoqatës janë përgjegjës për veprimtarinë e saj. Ata, me nënshkrimin e Aktit të Themelimit dhe Statutit, marrin përsipër të realizojnë  e të respektojnë detyrimet që rrjedhin nga këto akte dhe legjislacioni në fuqi.

Neni 3

Identiteti i Shoqatës

 

  1. Emërtimi i Shoqatës si organizatë jofitimprurëse do të jetë “Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi – SHGD”
  2. SHGD ka siglën, simbolin dhe vulën e saj të cilat e identifikojnë atë.
  3. Sigla, simboli dhe vula e Shoqatës miratohen me Vendim të Bordit Drejtues Tranzitor.
  4. Vula mban  mbishkrimin “SHGD” si dhe logon e miratuar nga Bordi Drejtues Tranzitor.

Neni 4

Selia

 

  1. ShGD e  ka selinë e saj në Rr: “Irfan Tomini” Pallati 26, shkalla 2, apartamenti 14, Tiranë.
  2.   Me  vendim  të Bordit  Drejtues, Shoqata  mund të hapë degë të saj dhe të emërojë  përfaqësues edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe  jashtë shtetit.

Neni 5

Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së Shoqatës

 

1.   Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë  së  shoqatës  së  Gazetarëve  për  Drejtësi.

a)      Monitorimi dhe denoncimi i fenomeneve negative që cënojnë shoqërinë shqiptare.

b)      InkuraJimi, ndihma, përmirësimi dhe promovimi i parimeve të transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies së organeve publike;

c)      Investigimi, zbulimi dhe, demaskimi i vepreva korruptive, që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

ç)  Monitorimi i zgjedhjeve të  lira, të barabarta, të përgjithshme, periodike dhe i ushtrimit të një procesi zgjedhor të fshehtë dhe votimit vetiak.

d)     Monitorimi i respektimit nga organet pubike dhe shtetërore dhe atyre të ruajtjes së rendit të  të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

dh) Monitorimi i ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve, drejtësisë shoqërore, rendit kushtetues, pluralizmit, identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare, bashkëjetesës fetare, si dhe bashkëjetesës dhe mirëkuptimit  të shqiptarëve me pakicat kombëtare.

e)      Monitorimi i respektimit të të drejtave të pakicave fetare dhe grupeve të tjera shoqërore.

ë)  Monitorimi i barabazisë të qytetarëve përpara ligjit dhe ii rasteve të diskrimimit padrejtesisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatesia prindërore.

f)       Monitorimi i garancisë së lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit, radios, televizionit, i rasteve të censurës paraprake të mjeteve të komunikimit dhe i garantimit të së drejtës së informimit.

g)      Monitorimi i aksesit në përputhje me ligjin, për të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

gj) Monitorimi i respektimit të etikës parlamentare dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të  popullit në debatet dhe jetën parlamentare.

h)      Monitorimi i iniciativës ligjvënëse të popullit nga 20 mijë zgjedhës.

i)        Monitorimi i shpalljes dhe botimittë akteve të tjera normative sipas mënyrës së parashikuar me ligj.

j)        Monitorimii përballimit të  pasojave të fatkeqësive natyrore dhe aksidentëve  teknologjike.

k)      Denoncimi i rasteve, që nxitin dhe përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë jane të ndaluara sipas ligjit.

l)        Denoncimi i rasteve të nënshtrimit ndaj torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.

ll)      Denoncimin e rasteve të konfliktit të interesave në administraten shtetërtore, fshehjen  dhe mosdeklarimin e  pasurisë së zyrtarëve të lartë.

m)    Denoncimi i rasteve të shpërdorimit të detyres nga administrata publike dhe mos eficenca e luftës ndaj evazionit fiskal.

n)      Pjesëmarrja në fazat e diskutimit  të debatet e grupeve parlamentare për çështjet që kanë lidhje me hartimin dhe ndryshimin e legjislacionit  me impakt të gjerë publik dhe të lgjislacionit për median.

nj) Përkrahja e zhvillimit dhe bashkëpunimit midis shoqatave simotra brenda dhe jashtë  vendit.

  • o)      Ruajtja e standardit etik të mirëpranuar gjerësisht nga opinioni publik.

p)      Reagimi publik për shkelljet dhe cënimin e medias dhe standardit të drejtësisë në vend.

q)      Advokimi dhe lobimi për cështje që lidhen me median, lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informim, vecanërisht sa i takon legjislacionit mbi median.

2. Përveç veprimtarisë të parashikuar më lart, në veprimtarinë e Shoqatës mund të përfshihet çdo veprimtari tjetër jo fitimprurëse, e cila vlerësohet nga mbledhja e përgjithshme e nevojshme dhe e përshtatshme për realizimin e qëllimit të shoqates. Në çdo rast, zgjerimi i objektit të Shoqatës, vendoset në Statut, ndryshimet e të cilit miratohen nga Mbledhja e Përgjithshme.

Neni 6

Kohëzgjatja

 

  1. ShGD,  krijohet për një afat të pacaktuar.
  2. Përfundimi apo kufizimi i veprimtarisë së saj bëhet me vendim të motivuar të mbledhjes  së përgjithshme ose për shkaqe dhe sipas mënyrave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Neni 7

Mjetet financiare

 

1. Kapitali i nevojshëm për arritjen e qëllimit të Shoqatës investohet fillimisht nga themeluesit.

2. Burim  i të ardhurave të SHGD janë financimi i saj nga ana e themeluesve në mënyrë të vazhdueshme përmes kuotizacioneve në masën e miratuar me Statut, të ardhurat nga veprimtaria e Shoqatës, fonde dhe donacione të ndryshme të përfituara në përputhje me legjislacionin në fuqi.

                                                                                   

Neni 8

Ndalimin e shpërndarjes së fitimeve

 

Shpërndarja e fitimit gjatë aktivitetit të Shoqatës është e ndaluar.

Neni 9

Organet drejtuese

  1. Organi më i lartë vendimmarrës i SHGD është Mbledhja e Përgjithshme.
  2. Organet të tjera ekzekutive të SHGD-së janë:

a)      Bordi Drejtues;

b)      Bordi Mbikëqyrës;

c)      Kryetari.

  1. Mënyra e zgjedhjes së organeve drejtuese dhe funksionimi i tyre përcaktohet në Statut.
  2. Deri në mbajtjen e Mbledhjes së parë të Përgjithshme të Shoqatës, sipas parashikimeve statutore, funksionet e Bordit Drejtues të SHGD do t’i kryejë Bordi Drejtues Tranzitor i përbërë nga:

a)      Sonila Mesareja;

b)      Harbi Aliaj;

c)      Glorjan Janjaj;

ç)   Mevlut Derti.

  1. 5.      Përfaqësues i Shoqatës në organe të ndryshme dhe përballë të tretëve, deri në mbajtjen e Mbledhjes së Parë të Përgjithshme të Shoqatës sipas parashikimeve statutore, do të jetë Z. Harbi Aliaj.

Neni 10

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

1. Të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin gjatë themelimit dhe ushtrimit të veprimtarisë dhe që mund të lidhen me vlefshmërinë, interpretimin, si dhe me ndryshimet e mundshme të akteve të themelimit zgjidhen me mirëkuptim nga themeluesit.

2. Në të kundërt, kompetente për mosmarrëveshjet që mund të lindin në Shoqatë, do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Neni 11

Dispozita të fundit

1. Ky Akt Themelimi përpilohet në pesë kopje origjinale, në gjuhën shqipe dhe nënshkruhet pa vërejtje nga themeluesit e Shoqatës.

2. Një kopje depozitohet në zyrën noteriale para së cilës edhe u nënshkrua, kopjet e tjera i jepen themeluesve.

This Website is made possible by the support of the American People through the United States Agency for International Development (USAID) in the framework of the Albanian Justice Sector Strengthening Project (JuST). The contents of this Website are the sole responsibility of the Albanian Association of the Journalists for Justice (SHGD) and do not necessarily reflect the views of USAID or the United States Government.
© 2014, All rights are reserved from "Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi" - SHGD