Status

STATUTI

I

SHOQATËS SË GAZETARËVE PËR DREJTËSI – SHGD

 

I. KRIJIMI, EMËRTIMI, SELIA, THEMELUESIT, TERRITORI I VEPRIMTARISË SË “SHOQATËS SË GAZETAREVE PER DREJTESI”

Neni 1

Krijimi dhe baza ligjore

  1. “Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi” është një organizatë jofitimprurëse me anëtarësi, e pavarur, joqeveritare, jopolitike, e krijuar me vullnet të lirë të themeluesve të saj, e cila nuk ndjek qëllime fitimi dhe është e hapur për bashkëpunim për të gjithë ata që punojnë për realizimin e qëllimeve të saj.
  2. Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi funksionon në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin 8788, nr. 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, i ndryshuar, Aktin e Themelimit, këtë Statut dhe legjislacionin në fuqi.

Neni 2

Identiteti i Shoqatës

  1. Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (në vijim SHGD) ka siglën, simbolin dhe vulën e saj të cilat e identifikojnë atë.
  2. Sigla, simboli dhe vula e Shoqatës miratohen me Vendim të Bordit Drejtues Tranzitor.
  3. Vula mban  mbishkrimin “SHGD” si dhe logon e miratuar nga Bordi Drejtues Tranzitor.

Neni 3

Themeluesit

Neni 4

Selia

 

  1. Shoqata ka selinë në adresën: Rruga“Irfan Tomini” Pallati 26, shkalla 2, apartamenti 14,                    Tiranë. Shqipëri.
  2. Me vendim të Mbledhjes së Përgjithshme Shoqata mund të hapë degët e saj dhe të emërojë përfaqësues edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe jashtë vendit. Për krijimin e një dege nevojiten së paku 4 katër anëtarë. Emertimi i degës do të bëhet sipas formës “SHGD”/Emri i qytetit.

 

Neni 5

Kohëzgjatja

 

  1. “SHGD” krijohet për një afat të pacaktuar.
  2. Përfundimi apo kufizimi i veprimtarisë së saj bëhet me vendim të motivuar të Mbledhjes së Përgjithshme ose për shkaqe dhe sipas mënyrave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

 

II.  QËLLIMI  DHE FUSHA E VEPRIMTARISË

 

Neni 6

Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë

 

  1. Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së SHGD është:

a)      Monitorimi dhe denoncimi i fenomeneve negative që cënojnë shoqërinë shqiptare.

b)      Inkurajimi, ndihma, përmirësimi dhe promovimi i parimeve të transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies së organeve publike;

c)      Investigimi, zbulimi dhe, demaskimi i vepreva korruptive, që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

ç)  Monitorimi i zgjedhjeve të  lira, të barabarta, të përgjithshme, periodike dhe i ushtrimit të një procesi zgjedhor të fshehtë dhe votimit vetiak.

d)     Monitorimi i respektimit nga organet pubike dhe shtetërore dhe atyre të ruajtjes së rendit të  të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

dh) Monitorimii ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve, drejtësisë shoqërore, rendit kushtetues, pluralizmit, identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare, bashkëjetesës fetare, si dhe bashkëjetesës dhe mirëkuptimit  të shqiptarëve me pakicat kombëtare.

e)      Monitorimi i respektimit të të drejtave të pakicave fetare dhe grupeve të tjera shoqërore.

ë)  Monitorimii barabazisë të qytetarëve përpara ligjit dhe ii rasteve të diskrimimit padrejtesisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatesia prindërore.

f)       Monitorimi i garancisë së lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit, radios, televizionit, i rasteve të censurës paraprake të mjeteve të komunikimit dhe i garantimit të së drejtës së informimit.

g)      Monitorimii aksesit në përputhje me ligjin, për të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

gj) Monitorimi i respektimit të etikës parlamentare dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të  popullit në debatet dhe jetën parlamentare.

h)      Monitorimi i iniciativës ligjvënëse të popullit nga 20 mijë zgjedhës.

i)        Monitorimi i shpalljes dhe botimittë akteve të tjera normative sipas mënyrës së parashikuar me ligj.

j)        Monitorimii përballimit të  pasojave të fatkeqësive natyrore dhe aksidentëve  teknologjike.

k)      Denoncimi i rasteve, që nxitin dhe përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë jane të ndaluara sipas ligjit.

l)        Denoncimit e rasteve të nënshtrimit ndaj torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues.

ll)      Denoncimin e rasteve të konfliktit të interesave në administraten shtetërtore, fshehjen  dhe mosdeklarimin e  pasurisë së zyrtarëve të lartë.

m)    Denoncimi i rasteve të shpërdorimit të detyres nga administrata publike dhe mos eficenca e luftës ndaj evazionit fiskal.

n)      Pjesëmarrjen në fazat e diskutimit  të debatet e grupeve parlamentare për çështjet që kanë lidhje me hartimin dhe ndryshimin e legjislacionit  me impakt të gjerë publik dhe të lgjislacionit për median.

nj) Përkrahja e zhvillimit dhe bashkëpunimit midis shoqatave simotra brenda dhe jashtë  vendit.

  • o)      Ruajtjen e standartit etik të mirëpranuar gjerësisht nga opinioni publik.

p)      Reagimin publik për shkelljet dhe cënimin e medias dhe standardit të drejtësisë në vend.

q)      Advokimi dhe lobimi për cështje që lidhen me median, lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informim, vecanërisht sa i takon legjislacionit mbi median.

2. Përveç veprimtarisë të parashikuar më lart, në veprimtarinë e Shoqatës mund të përfshihet çdo veprimtari tjetër jo fitimprurëse, e cila vlerësohet nga themeluesit e nevojshme dhe e përshtatshme për realizimin e qëllimit të Shoqatës. Në çdo rast, zgjerimi i objektit të Shoqatës, vendoset në Statut, ndryshimet e të cilit miratohen nga Mbledhja e Përgjithshme.

Neni 7

Objektivat

 

“SHGD”,  gjatë veprimtarisë, së saj ndjek objektivat e mëposhtëm:

  1. Nxitja e lirisë së shtypit, pavarësia editoriale, fjalës së lirë dhe gazetarisë investigative.
  2. Mbrojtja e të drejtave ekonomike të gazetarëve dhe organizimeve sindikale.
  3. Mbështetja e kërkimit shkencor në lëmin e gazetarisë dhe drejtësisë në Shqipëri.
  4. Krijimi i lidhjeve ndërmjet gazetarëve dhe shoqatave të tjera në mbrojtje të lirisë së shtypit dhe demokracisë.
  5. Përmirësimi i nivelit të gazetarisë dhe transparences së institucioneve publike.
  6. Organizimet e seminarëve, takimeve,  konferenca dhe aktivitete të tjera me karakter shkencor në fushën e së drejtës dhe gazetarisë.
  7. Nxitja dhe promovimi i botimeve në fushën e të drejtave të njeriut.
  8. Përfaqësimi në organizmat  ndërkombetare  për lirinë e shtypit dhe të drejtave të njeriut.
  9. Jetësimi dhe konkretizimi i parimit  “I japim zë atyre që heshtin…”
  10. Bashkëpunimi me donatorë për të ndihmuar  në arritjen e qëllimit të veprimtarisë.
  11. Krijimi dhe konsolidimi i lidhjeve me shoqata të tjera  vendase dhe të huaja me qëllime të përbashkëta.
  12. Publikimi i  informacioneve ndërgjegjësuese mbi aktivitetin e  “SHGD”  në ndihmë të  studenteve të gazetarisë, drejtësisë dhe komunitetit në përgjithësi.

 

Neni 8

Aktivitete të Shoqatës

 

“SHGD” organizon aktivitete në përputhje me këtë statut dhe ligjet në fuqi si:

1. Simpoziume, takime dhe mbledhje informative.

2. Deklarata shtypi, reagime publike dhe peticione.

3. Manifestime sensibilizuese, aktivitete informative, sociale dhe kulturore.

4. Krijimin i një faqeje informative në internet.

 

III. FINANCIMI DHE MOSSHPËRNDARJA E FITIMEVE

 

Neni 9

Burimet e financimit

  1. Burimet i të ardhurave të të  “SHGD”  janë:

a)      Kuotizacionet e anëtarëve në masën 1200 lekë në vit për cdo anëtar;

b)      Koutat e pjesëmarrjes në aktivitetet e ndryshme;

c)      Grante, sponsorizime apo dhurata;

ç)   Donacione nga  institucione qeveritare dhe joqeveritare;

d)     Kontributet vullnetare nga anëtarët;

dh) Të ardhura  të tjera në përputhje me ligjin.

  1. Në çdo rast, evidentimi i këtyre mjeteve financiare dhe hartimi i dokumentacionit përkatës është i detyrueshëm sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 10

Ndalimin e shpërndarjes së fitimeve

 

1. Fitimet e realizuara nga veprimtaria e SHGD përdoren në mënyrë ekskluzive për zbatimin dhe zgjerimin e objektit të veprimtarisë së Shoqatës, në përputhje me qëllimin e krijimit të saj.

2. Shpërndarja e fitimit gjatë aktivitetit të SHGD është e ndaluar.

3. Çdo veprim i kundërt është i pavlefshëm dhe sjell përgjegjësi sipas ligjit.

Neni 11

Administrimi financiar

  1. Administrimi i pasurive të “SHGD”  bëhet në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.
  2. Shoqata ka llogaritë e saj bankare, që çelen dhe mbyllen sipas urdhërave të Bordit Drejtues.
  3. Bordi Drejtues përgatit raporte të detajuara mbi administrimin e pasurive të SHGD të cilat i paraqiten Mbedhjes së Përgjithshme cdo tre muaj.

 

Neni 12

  1. Veprimet financiare të Shoqatës kryhen sipas rregullave të vendosura me ligj. Bordi Drejtues i “SHGD”   mbikqyr kryerjen e veprimeve financiare.
  2. Nga buxheti i përgjithëm i “SHGD” iu transferohen degëve përkatëse në rrethe në llogaritë bankare të hapura për këtë qëllim, fondet për zhvillimin e aktiviteteve të miratuara apo për nevojat e tyre administrative.

IV. ANËTARËSIA DHE DETYRIMET PËRKATËSE

Neni 13

Anëtarësia

 

  1. “SHGD” është e hapur për:

a)      Gazetarët profesionistë, të cilët marrin statusin e “anëtarit të plotë” sipas përcaktimeve të këtij Statuti;

b)      Studentët e gazetarisë dhe komunikimit të cilët marrin statusin e “anëtarëve miq”.

  1. Anëtarësia nuk mund të tjetërsohet dhe as të kalohet me anë të trashëgimisë.

Neni 14

Përbërja e anëtarësisë

 

Anëtarësia e shoqatës përbëhen nga:

  1. Anëtarët fizik, me të drejta dhe detyrime të plota, më poshtë referuar si anëtarët e plotë.
  2. Anëtarë miq, persona fizik dhe juridik brenda apo jashtë vendit, të cilët ndihmojnë shoqatën financiarisht dhe intelektualisht, por nuk kanë të drejtën e votës dhe detyrimin për të paguar kuotizacione.
  3. Anëtarë nderi, persona fizike ose juridikë, personalitete me kontribute të veçanta në fushen e  medias dhe të drejtësisë, te cilet nuk kane te drejte vote dhe detyrim per te paguar kuotizacione.

Neni 15

Procedura e Anëtarësimit

 

  1. Anëtarësimi në Shoqatë është vullnetar.
  2. Çdo gazetar profesionist dhe student shqiptar i fushës së komunikimit, mund të aplikojë për t‘u anëtarësuar në SHGD.
  3. Për t‘u anëtarësuar, personat, që dëshirojnë të bëjnë pjesë në SHGD duhet fillimisht të plotësojnë një formular, i cili përmban të dhëna që verifikojnë statusin e aplikantit dhe njohjen e tij me statutin e SHGD-së. Të drejtën për miratimin paraprak te  aplikimeve për anëtarësim e ka Bordi Drejtues, vendimet e te cilit miratohen ne forme perfundimtare nga Mbledhja e Përgjithshme.
  4. Pas anëtarësimit, këta persona duhet të paguajnë kuotën vjetore të anëtarësimit, e cila përcaktohet nga Mbledhja e Përgjithshme dhe të regjistrohen në listën e anëtarëve.

Neni 16

Kriteret

1. Anëtari i  plotë i “SHGD”  mund të jetë cilido, që, krahas kushteve të parashikuara nga neni 14 i këtij Statuti, plotëson kriteret e mëposhtëme:

a)   Pranon Statutin e Shoqatës

b)  Ka diplomë universitare ose ndjek studimet e larta

c)   Ka mbushur moshen 18 – vjec dhe ka zotësi të plotë ëer të vepruar

2. Mbledhja e Përgjithshme mund të përcaktojë kritere më të ngushta dhe specifike për dhënien e statusit të anëtarit të plotë.

Neni 17

  1. Anëtarët e parë të plotë, të cilët janë themeluesit e SHGD konfirmohen në Mbledhjen e parë të Përgjithshme.
  2. Me marrjen e kërkesës së aplikimit për statusin e anëtarit të plotë, Bordi Drejtues, përcakton nëse kërkuesi i plotëson kriteret sipas neneve 14 dhe  16 dhe i propozon, Mbledhjes së Përgjithshme pranimin ose jo të kërkesës. Mbledhja e Përgjithshme merr vendim për pranimin ose refuzimin e kërkesës në fjalë.

 

V. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ANËTARËVE

 

Neni 18

 

Të drejtat dhe detyrat e anëtarit të plotë të“SHGD”janë:

  1. Respekton dhe ruan zbatimin e Kodit të Etikës;
  2. Merr  pjesë në seancat dhe në vendimmarrjen e Mbledhjes së Përgjithshme;
  3. Zgjedh  dhe zgjidhet në organet drejtuese të “SHGD”;
  4. Ndërmerr hapa për thirrjen e Mbledhjes së Përgjithshme;
  5. Propozon ndryshime në statutit;
  6. Propozon shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese;
  7. Propagandon aktivitetin e “SHGD”;
  8. Merr pjesë në  plotësimin e  objektivave të “SHGD”;
  9. Merr pjesë në mbledhjet dhe konferencat e “SHGD”;
  10. Paguan rregullisht kuotat;
  11. Përdor bibliotekën e “SHGD”;
  12. Harton raporte mbi aktivitetin e “SHGD”;
  13. Merr rregullisht botimet e “SHGD”.

Neni 19

Anëtarë Nderi

  1. Anetari i nderit  propozohet nga cdo anetar i plote i “SHGD” -së në bazë të kritereve të përcaktuara ne kete statut.
  2. Miratimi i statusit te anetarit te nderit miratohet nga Bordi Drejtues
  3. Në Mbledhjen e Përgjithshme kanë të drejtë vote vetëm ata anëtarë nderi, që janë edhe Anëtarë të plotë.

Neni 20

Përfundimi i Anëtarësisë

  1. Anëtarësia në “SHGD” përfundon:

a)      Me dorëheqjen me shkrim nga vetë anëtari

b)      Me përjashtimin nga lista e anëtarsisë për shkak të mospagimit të kontributit të anëtarësisë.

c)      Me vendimin e formës së prerë për dënimin për kryerjen e akteve kriminale

ç) Nga tërësia e sjelljeve dhe qëndrimeve, që cënojnë nderin, dinjitetin, figurën, financat dhe reputacionin e “SHGD”

d)     Me vdekjen e anëtarit.

  1. Bordi Drejtues i Shoqatës propozon për përjashtimin nga lista e anëtarsisë se anetarit, ndërsa Mbledhja e Përgjithshme vendos për përjashtimin nga anëtarsia e tij.

VI. ORGANET DREJTUESE

 

 

Neni 21

 

  1. Organi më i lartë vendimmarrës i SHGD është Mbledhja e Përgjithshme.
  2. Organet të tjera ekzekutive të SHGD-sëjanë:

a)      Bordi Drejtues;

b)      Bordi Mbikëqyrës;

c)      Kryetari.

  1.  Në organet drejtuese mund të zgjidhen vetëm anëtarët e plotë.

 

Neni 22

1.Organe te tjera të “SHGD”  janë:

a)      Nen Kryetari

b)      Sekretari ;

c)      Financieri.

ç)   Bordi editorial i hapësirës mediatike të SHGD.

Neni 23

Mbledhja e Përgjithshme

 

  1. Mbledhja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës i “SHGD”  dhe nuk mund të ketë më pak se pesë anëtarë.
  2. Mbledhja e Përgjithshme mblidhet, së paku 2 herë në vit, me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të plotë të saj.
  3. Mbledhja e Përgjithshme mund të jetë edhe e jashtëzakonshme.

 

Neni 24

Kryetari i shoqatës

1.Kryetari i Shoqatës thërret dhe drejton Mbledhjet e Përgjithshme. Në mungesë të tij, Mbledhja e Përgjithshme drejtohet nga Zëvendëskryetari, në përputhje me kompetencat e parashtruara në këtë statut. Kryetar i Shoqatës zgjidhet cilido që vjen nga rradhët e  Bordit Drejtues.

2. Kryetari i Shoqatës përfaqëson Shoqatën në marrëdhënie me të tretët. Nëse për arsye të ndryshme nuk është i disponueshëm, ai ia kalon këtë të drejtë Nënkryetarit , me anë të një dokumenti të shkruar, ku përcakton shprehimisht kompetencat që ka deleguar dhe shtrirjen kohore të vlefshmërisë së delegimit.

3. Kryetari i “SHGD”-se ka edhe këto të drejta dhe detyrime:

a) Administrimin e veprimtarisë së përditshme të “SHGD”-se, në zbatim të statutit, vendimeve të Mbledhjes së Përgjithsme, Bordit të Drejtues dhe legjislacionit në fuqi;

b) Raporton dhe jep llogari përpara Bordit Drejtues sa herë që i kërkohet;

c) Lidh kontratat e punës me stafin e “SHGD”-së, duke përdorur metodën e konkurimit të hapur e të lirë, sipas kritereve të përcaktuara nga Bordi Drejtues;

ç) Hyn në marrëdhënie me organizma të tjera vendase dhe të huaja.

d) Thërret mbledhjet e Bordit Drejtues.

dh) Thërret dhe kryeson punimet e Mbledhjes së Përgjithshme

e) I propozon Bordit Drejtues planin e aktiviteteve të SHGD-së.

ë)  Autorizon veprimet financiaretë “SHGD”- së.

f)Firmos vendimet e Bordit Drejtues  dhe korrespondencën e SHGD-së.

g)Kohezgjatja e qendrimit ne detyre e kryetarit te shoqates eshte 1 (nje) vit., me te drejte rizgjedhje.

gj) Pas perfundimit te mandatit ish kryetari i pa rizgjedhur ne kete detyrevijon te mbetet anetar bordi, per pjesen e mbetur te mandatit te ketij organi kolegjial.

h) Ne rastet kur kryetari jep doreheqjen, apo largohet nga shoqata per arsye te tjera, bordi drejtues i mbledhur nga Nen kryetari therret Mbledhjen e Pergjithshme te jashtezakonshme per zgjedhjen e kryetarit te ri.

Neni 25

Kompetencat e Mbledhjes së Përgjithshme

Mbledhja e Përgjithshme merr vendime mbi;

  1. ndryshimin e statutit,
  2. fushat dhe programet e veprimtarisë dhe mbikëqyr dhe kontrollon rregullisht realizimin e tyre,
  3. shqyrton çështjet ekonomike, financiare dhe të administrimit,
  4. miratimin e akteve më të rëndësishme në lidhje me buxhetin e Shoqatës dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm,
  5. nxjerrjen e normave për rregullimin e veprimtarisë, të organizimit dhe të strukturës së organizatës,
  6. zgjedhjen ose emërimin e anëtarëve të organeve ekzekutive,
  7. pranimin e anëtarëve të rinj apo përjashtmin e e anëtarëve ekzistues;
  8. përcaktimin e masës së kuotizacioneve dhe periodicitetin dhe afatet e pagimit të tyre;
  9. krijimin e komitete të posaçme,
  10. Themelimin, shpërndarjen, bashkimin ose transformimin e “SHGD”-së në një organizatë të një forme tjetër me shumicën e anëtarëve;
  11. Për anëtarësimin e KGD në shoqata dhe organizma të tjerë.

Neni 26

Thirrja e Mbledhjes së Përgjithshme

 

1. Mbledhja e Përgjithsme thirret nga Kryetari i Shoqatës i cili iu dërgon anëtarëve njoftimin  për datën e mbledhjes të paktën 15 ditë përpara datës së caktuar për mbajtjen e saj.

2. Mbledhja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme mund të thirret nga Kryetari i Shoqatës në zbatim të vendimit të Bordit Drejtues, ose me kërkesën e të paktën nga 1/5-ës së numrit të përgjithshëm të anëtarëve të plotë, por sidoqoftë nga jo më pak se 5 anëtarë të plotë.

3. Nëse në orën e caktuar për Mbledhjen e Përgjithshme janë të pranishëm më pak se 1/2 e anëtarëve të plotë, mbledhja do të fillojë me 1 orë vonesë. Nëse ky kuorum nuk arrihet mbledhja caktohet në një datë tjetër.

4. Përveç mbledhjeve standard lejohet edhe forma virtuale e mbledhjeve, përmes postës elektronike apo Internet-it, veçanërisht në raste emergjente dhe këto mbledhje kanë po të njëjtën vlerë me mbledhjet e zakonshme.

5. Protokolli i Mbledhjes së Përgjithshme firmoset nga mbajtësi i protokollit dhe drejtuesi i mbledhjes së radhës.

datë tjetër brenda 30 ditëve.

Neni 27

Votimi

1. Mbledhja e Përgjithshme merr vendime me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të plotë, në prani të jo më pak se 1/2-ës së anëtarëve të saj..

2.Vendimet për ndryshime në statut, shkarkimin, përjashtimin e anëtarëve si dhe shkrirjen e “SHGD”-së, merren me 2/3 e votave të të pranishmëve.

3. Votimi është i hapur, përvecse kur Mbledhja vendos ndryshe. Nëse një anëtar i pranishëm kërkon votim të fshehtë, drejtuesi i mbledhjes do ta hedhë kërkesën për votim.

Neni 28

Bordi Drejtues

1. Mbledhja e Përgjithshme e “SHGD”-se zgjedh Bordin Drejtues, i cili përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari, financieri dhe një anëtar i plotë, për një afat dyvjeçar.

2. Kryetari i “SHGD”-se është njëkohësisht edhe kryetari i Bordit Drejtues.

Neni 29

Mledhjet e Bordit Drejtues 

1. Mbledhjet e Bordi Drejtues zhvillohen sipas nevojës. Ato  thirren nga kryetari ose nënkryetari.

2. Bordi Drejtues merr vendime të vlefshme nëse janë të pranishëm të paktën 3 anëtarë të tij. Vendimet merren me shumicë votash.

3. Nëse një anëtar i Bordit Drejtues nuk merr pjesë në 3 mbledhje të njëpasnjëshme të Bordit Drejtues për një periudhë jo më të shkurtër se 1 vit, ai nuk do të jetë më anëtar i Bordit Drejtues. Për zëvendësimin e anëtarit të larguar, Bordi Drejtues emëron një anëtar të ri deri në Mbledhjen e Përgjithshme të ardhshme ku konfirmohet Anëtari i zgjedhur nga Bordi Drejtues ose zgjidhet një anëtar tjetër në Bordin Drejtues. E njëjta procedurë zbatohet nëse mandati i një anëtari të Bordit Drejtues përfundon sipas nenit 28  të këtij Statuti.

4. Procedurat e treguara në pikat 2 dhe 3 të këtij neni nuk mund të zbatohen për më shumë se 2 Anëtarë të Bordit Drejtues. Në këtë rast duhet zgjedhur një Bord Drejtues i ri, i cili delnga Mbledhja e Pergjithshme e jashtezakonshme.

 

Neni 30

Kompetencat e Bordit Drejtues

Bordi Drejtues i Shoqatës ka këto kompetenca:

  1. përgatit programin e punës dhe raportin vjetor dhe ia paraqet këtë Mbledhjes së Përgjithshme për miratim;
  2. zbaton vendimet e Mbledhjes së Përgjithshme;
  3.  ngre komisione dhe vendos mbi çështje të veprimtarisë së Shoqatës përveç atyre, që janë kompetencë e Mbledhjes së Përgjithshme;
  4.  kryen cdo detyrë tjetër të përcaktuar në këtë Statut apo të ngarkuar nga Mbledhja e Përgjithshme.

Neni 31

 Bordi Mbikëqyrës

 

1. Mbledhja e Përgjithshme e Shoqatës zgjedh Bordin Mbikëqyrës për një periudhë 3 – vjeçare.

2. Bordi Mbikëqyrës përbëhet nga tre anëtarë. Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës nuk mund të jenë njëkohësisht edhe anëtarë të Bordit Drejtues.

3. Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës zgjedhin nga radhët e tyre, Kryetarin e Bordit Mbikëqyrës.

4. Mbledhjet e Bordi Mbikëqyrës thirren nga Kryetari i Bordit Mbikëqyrës. Mbledhja e parë, pas zgjedhjes së Bordit Mbikëqyrës thirret nga anëtari i Bordit Mbikëqyrës me moshë më të madhe.

5. Nëse një anëtar i Bordit Mbikëqyrës nuk merr pjesë në 3 mbledhje të njëpasnjëshme të Bordit Mbikëqyrës për një periudhë jo më të shkurtër se 1 vit, ai nuk do të jetë më anëtar i Bordit Mbikëqyrës dhe Bordi Mbikëqyrës emëron një anëtar të ri deri në Mbledhjen e Përgjithshme të ardhshme ku konfirmohet Anëtari i zgjedhur nga Bordi Mbikëqyrës ose zgjidhet një anëtar tjetër në Bordin Mbikëqyrës.  E njëjta procedurë zbatohet nëse mandati i një anëtari të Bordit Mbikëqyrës përfundon sipas  këtij Statuti.

6. Procedurat e treguara në paragrafin 5 të këtij neni nuk mund të zbatohen për më shumë se 1 Anëtar të Bordit Mbikëqyrës. Në këtë rast duhet zgjedhur një Bord Mbikëqyrës i ri nga mbledhja e Pergjithshme e jashtezakonshme.

Neni 32

Kompetencat e Bordit Mbikëqyrës

1. Bordi Mbikëqyrës mbikëqyr aktivitetin e “SHGD”-së dhe organizmave të saj.

2. Bordi Mbikëqyrës njofton Bordin Drejtues mbi parregullsitë në veprimtarinë e “SHGD”-së dhe propozon masat për eleminimin e tyre.

3. Në Mbledhjen e Përgjithshme të radhës, Kryetari i Bordi Mbikëqyrës mban raportin e tij për vitin e mëparshëm.

Neni 33

Nënkryetari

1. Nënkryetari i SHGD zëvendëson Kryetarin dhe ushtron funksionet e tij në mungesë të tij.

2. Kompetencat specifike të nënkryetarit të “SHGD” përcaktohen dhe zgjerohen  nga Bordi Drejtues ne mungese te kryetarit, por pa tejkaluar kompetencat e këtij të fundit.

3. Vendimet e nënkryetarit të “SHGD” mund të humbin vlefshmërinë pas kontrollit të bazueshmërisë së tyre me këtë statut nga Kryetari dhe Bordi Drejtues.

4.Nënkryetari nuk mund të bëjë pjesë në Bordin Mbikqyrës.

5.Mandati i Nen Kryetarit te shoqates eshte 2 (dy) vjecar.

Neni  34

Sekretari

1. Sekretari është përgjegjës për dokumentacionin e shoqatës.  Ai përpilon dhe ruan gjithë dokumentacionin, që vërteton veprimtarinë e shoqatës.

2. Sekretari është përgjegjës për administrimin e vulës.

3. Sekretari  mban dhe administron protokollet e mbledhjeve.

Neni 35

Financieri

Financieri është përgjegjës vetëm për financat e shoqatës.  Ai kryen dhe regjistron të gjitha veprimet financiare të “SHGD”-së. Financieri sugjeron buxhetin e shoqatës, si dhe përgatit raportin financiar për Mbledhjen e Përgjithshme.

Neni 36

Bordi Editorial i Hapësirës Mediatike të SHGD-së

1. Bordi Editorial i Hapësirës Mediatike të “SHGD-së” kujdeset per politiken editoriale, ruajtjen e pavaresise dhe integritetin profesional si dhe garnantimin e mbrojtjes se anonimitetit te veprimtarise mediatike.

2. Ky bord perbehet nga:

a)      Kryetari i SHGD

b)      Kryeredaktori i cili zgjidhet me konkurs te hapur publik nga Bordi Drejtues.

c)      Dy anetare te plote por qe nuk bejne pjese ne Bordin Mbikqyres.

Neni 37

Përfundimi i mandatit dhe shkarkimi

Mandati i anëtarëve drejtues të “SHGD”-së fillon në përfundim të seancës së Mbledhjes së Përgjithshme, që i ka zgjedhur dhe mbaron në seancën e Mbledhjes së Përgjithshme kur bëhen zgjedhjet e anëtarëve të rinj të organizmave drejtues. Përjashtim bëjnë ata anëtarë të organizmave drejtues, që janë shkarkuar nga detyra para mbarimit të mandatit. Në këtë rast ata largohen menjëherë pas vendimit të shkarkimit.

Neni 38

Zotërimet e Shoqatës

Zotërimet e “SHGD”-së, përfshijnë fondet e siguruara sipas ketij statuti, pronat e tij të tundshme e të patundshme si dhe të drejtat e pronësisë.

Neni 39

Prishja dhe Likuidimi

1. Shoqata prishet në rastet e mëposhtëme:

a)      Nëse merret vendim për prishjen e shoqatës në Mbledhja e Përgjithshme e përvitshme;

b)      Nëse numri i Anëtarëve të Plotë bie nën nivelin ligjor të përcaktuar

c)      Për arsye të tjera të përcaktuara me ligj.

2. Në rast të prishjes së shoqates, për çfarëdo arsye, Mbledhja e Përgjithshme përcakton modalitet e likuidimit, emëron një apo më shumë likuiduesë duke i përcaktuar kompetencat.

Neni 40

Destinimi i Pasurisë pas Mbarimit të Shoqatës

Në rast shkrirjeje të Shoqatës, zotërimet e saj, pas likuidimit të kreditorëve, kostove ligjore dhe të procedurave të tjera, i kalojnë në pronësi një instuticioni simotër me vendim të marrë në Mbledhjen e Përgjithshme të fundit.

Neni 41

Rregullorja e Brendshme

1. Rregullorja e brendshme përcakron mënyrën e funksionimit të SHGD – së në përputhje me statutin, procedurën e  veprimtarisë dhe jetës së brendshme të SHGD – së dhe mardheniet e saj me të tretët.

2. Në rregullore përcaktohen kuotizacionet dhe masa e tyre për cdo anëtar të plotë.

3. Rregullorja miratohet nga mbledhja e përgjithshme e anëtarëve.

Neni  42

Veprime te ndaluara dhe etika

Për  mbrojtjen e integritetit juridik, ekonomik dhe moral të SHGD – së ndalohen veprimtaritë e mëposhtme:

1. Ushtrimi  i  veprimtarive ekonomike – financiare, administrative, organizative dhe çdo lloj veprimtarie tjetër jashtë juridiksionit territorial, që përfshin struktura përkatëse përvec se kur kjo autorizohet nga struktura më e lartë.

2. Kryerja e  cdo lloj veprimtarie ekonomike – financiare shoqerore jashtë normave të parashikuara nga ligji, statuti dhe aktet, që rrjedhin prej tij.

3. Asnjë shpenzim nuk mund të bëhet pa qenë i parashikuar më parë në buxhet dhe asnjë buxhet nuk mund të miratohet jashtë strukturave të përcaktuara nga Bordi Drejtues i SHGD – së.

4. Zgjedhja ose emërimi në funksione apo detyra kur ka konflikte interesash.

5. Nxjerrja apo publikimi i të dhënave personale të anetareve si dhe të dhëna me karakter konfidencial, që lidhen me SHGD – së dhe veprimtarinë e saj.

6. Marrja apo dhënia kredi në emër të SHGD – së, strukturave të saj me përjashtim të kur kjo autorizohet Mbledhja e Përgjithshme e anëtarëve të Shoqatës.

7. Hyja  në marrëdhenie me të tretët në emër të SHGD – së ose degëve  të saj, për cfarëdolloj arsye, përvec kryetarit apo personave të autorizuar prej Bordit Drejtues.

8. Nuk pranohen donacione ose finacime të shoqeruara me kushte, që do të kufizonin lirinë e saj të vendosjes dhe të veprimit.

VII. DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 43

Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Për mosmarrëveshjet, që mund të lindin midis anëtarëve të Bordit Drejtues apo me struktura të tjera të Shoqates, bëhen përpjekje, që të zgjidhen me mirëkuptim ndërmjet tyre. Në të kundërt, ato do t’i paraqiten për zgjidhje Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Neni 44

Dispozita kalimtare

1. Deri në mbajtjen e Mbledhjes së parë të Përgjithshme të Shoqatës, funksionet e Bordit Drejtues të SHGD do t’i kryejë Bordi Drejtues Tranzitor i përbërë nga:

a)      Sonila Mesareja;

b)      Harbi Aliaj;

c)      Glorjan Janjaj;

ç)  Mevlut Derti.

2. Bordi i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni pushon së ekzistuari me përzgjedhjen nga Mbledhja e parë e Përgjithshme e KGD e organeve të para drejtuese dhe ekzekutive.

3. Mbledhja e parë e Përgjithshme e SHGD, mbahet brenda vitit 2012.

Neni 45

Ky Statut u hartua në pesë kopje origjinale në gjuhën shqipe, me vlerë të njëjtë ligjore. Pas leximit dhe gjetjes në rregull, ai nënshkruhet me vullnet të plotë pa vërejtje nga themeluesit e Shoqatës.

This Website is made possible by the support of the American People through the United States Agency for International Development (USAID) in the framework of the Albanian Justice Sector Strengthening Project (JuST). The contents of this Website are the sole responsibility of the Albanian Association of the Journalists for Justice (SHGD) and do not necessarily reflect the views of USAID or the United States Government.
© 2014, All rights are reserved from "Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi" - SHGD