Related Articles

One Comment

  1. 1

    Anonymous

    Pershendetje,
    Meqenese portali “Tirana Ime” , rubrika “raporto” nuk eshte funksionale ne faqen elektronike te Bashkise se Tiranes, po shfrytezoj kete portal per te shprehur shqetesimin tim ne lidhje me dy ceshtje:
    1- Problemi i qenve te rruges. Ne lagjen tone (rruga Haxhi H Dalliu, prane pikes se ambulances se lagjes nr. 4, qarkullojne nje tufe prej 10-12 qensh rruge te cilet jane bere shqetesim i madh per ne si banore dhe vecanerisht per femijet. Te dy femijet e mi jane sulmuar nga qente brenda nje periudhe prej dy javesh, dhe aktualisht jane me demtime te dukshme dhe ne proces kurimi si pasoje e sulmit te qenve rrugace. Ne te njejten kohe , kemi frike te dalim naten ne rast emergjente nga shtepia sepse tek dera e apartamentit flejne qente ne cdo kat te pallatit. Ju lutem, edhe pse qente kane pullen e kontrollit te Bashkise ne vesh, ato jane nje problem i pasuportueshem dhe rrezik evident per te gjithe komunitetin.
    2- Infrastruktura rrugore dhe ndricimi. E gjithe Zona brenda pallateve eshte e shtruar dhe e sisitemuar nder vite, pervec zones rreth pallatit nr.184/9. Eshte per te ardhur keq qe jemi banore te vjeter te kesaj zone, dhe asnjehere nuk eshte vene dore per shtrimin e rruges dhe sistemimin e ambjenteve rreth pallateve ne kete zone. Shtresa eshte me dhe’ dhe asfalti i vene ne menyre private vende-vende eshte i demtuar. Per ndricim nuk behet fjale.Lutemi na beni dhe ne te lumtur me kaq pak , duke justifikuar te pakten taksat qe derdhim ne menyre te vazhdueshme , por fatkeqesisht pa marre sherbimin minimal.
    Me shprese qe keto dy probleme minimale por jetike per komunitetin tone, te merren parasysh nga pushteti lokal , Bashkia e Tiranes
    Ju faleminderit

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This Website is made possible by the support of the American People through the United States Agency for International Development (USAID) in the framework of the Albanian Justice Sector Strengthening Project (JuST). The contents of this Website are the sole responsibility of the Albanian Association of the Journalists for Justice (SHGD) and do not necessarily reflect the views of USAID or the United States Government.
© 2014, All rights are reserved from "Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi" - SHGD