Elbasan, papunësia kap shifra alarmante Reviewed by Momizat on . Elbasani, mund të konsiderohet rajoni më pak i punësuar i vendit. Ndërsa afro 20 vjet më parë, Elbasani quhej "kryeqendra" e industrisë së rëndë, sot si Qark, n Elbasani, mund të konsiderohet rajoni më pak i punësuar i vendit. Ndërsa afro 20 vjet më parë, Elbasani quhej "kryeqendra" e industrisë së rëndë, sot si Qark, n Rating: 0
You Are Here: Home » Ekonomia » Elbasan, papunësia kap shifra alarmante

Elbasan, papunësia kap shifra alarmante

Elbasan, papunësia kap shifra alarmante

Elbasani, mund të konsiderohet rajoni më pak i punësuar i vendit. Ndërsa afro 20 vjet më parë, Elbasani quhej “kryeqendra” e industrisë së rëndë, sot si Qark, numëroh plot 20 mijë e 842 të papunë, shifër kjo që mund të merret pa rezervë më e lartë, kur dihet që një numër i konsiderueshëm nuk kanë trokitur në Zyrën Rajonale të Punësimit për tu regjistruar të papunë.

Sipas statistikave të Zyrës Rajonale, del në pah se numëri më i madh mbetet kategoria me arsim 8-vjeçar dhe të mesëm. Sipas drejtorit të zyrës së punës Eduart Shehu numrin më të lartë të papunëve e kap mosha 35-45 vjec  më pas vijnë të rinjtë dhe pjesa e tjetër janë gratë.

Për vitin që lamë edhe në vashdim në zyrën e rajonale të punësimit Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale nuk ka lëvruar asnjë fond për projektet për punësim në rajonin e Elbasanit.

“Përsa i përket papunësisë në qarkun e Elbasanit, ne kemi pasur këto shifra në fund të vitit të  2012. Si numër  ka qënë 16144 ndërsa i shprehur në përqindje  ka qënë  12.2 %. Po të bëjmë krahasimin me 1 vit më parë , me fundin e 2011 kemi një ulje të lehtë  të papunësisë nga 12.3 në 12.2 %. Gjatë këtij viti është bërë një punë  mjaft intensive nga ana e specialistëve të zyrës së punës  me qëllim ndërmjetësimin  e vëndeve të lira të punës  dhe zënien me punë të atyre njerëzve  të cilet kanë aplikuar pranë zyrave tona” thotë Drejtori i Zyrës Rajonale të Punës Eduart Shehu.

Megjithatë pavarisht deklaratave të Zyrës Rajonale të Punës, realiteti është krejt ndryshe pasi fenomeni i papunësisë është më se i prekshëm nga banorët e Elbasanit.

Përgjatë vitit 2012 u mendua se realizimi i disa projekteve të mëdha si ai i ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan do të rrisnin mundësinë e punësimit të elbasanasve por nuk ndodhi siç u parashikua. Ndërkohë që listës së të papunëve në këtë qark u janë shtuar edhe emigrantët e kthyer së fundmi nga vende të ndryshme veçanerisht nga Greqia dhe Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

* Copy This Password *

* Type Or Paste Password Here *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

© 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD

powered by The Dancing Bits

Scroll to top