Një biznesmen në qytetin e Beratit është vrarë mesnatën e së enjtes teksa po hipte në automjetin e tij në lagjen e njohur si ish-Kombinati. Viktima është identifikuar si Adriatik Mustafaraj i njohur në këtë qytet si biznesmen, por edhe si ish-punonjës policie deri në vitin 1997. Ngjarja ndodhi duke u gdhirë dita e premte, kur 52-vjeçari sapo kishte dalë nga një lokal aty pranë dhe ishte drejtuar për në automjetin e tij që ndodhej pranë një lavazhi. Në këtë moment ai është qëlluar nga dy persona të cilët i kishin zënë pritë pas lavazhit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan drejtuesit e policisë lokale, të cilët pas veprimeve të para nisën hetimet për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorëve të dyshuar të krimit. Policia sekuestroi në vendin e ngjarjes mbi 20 gëzhoja të qitura nga një armë automajtike tip “Kallashnikov”, ndërsa autorët e dyshuar janë larguar nga qyteti.
Sipas burimeve të policisë lokale mësohet se 52-vjeçari prej vitesh jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë. E shkuara e viktimës dhe veprimtara e dyshimtë e tij gjatë kohës që ka qëndruar në Itali sipas policisë mbetet një nga pistat më të forta të hetimit. Deri tani policia e Beratit ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e krimit, të cilët dyshohet se janë më shumë se dy.
Your email address will not be published.
Drama në familjen e varfër me pesë të paaftë dhe pa asnjë kujdestar
Vendimi i gjykatës: 25 vjet burg për pedofilin Ardian Prrenjasi
Investigim/Paundët e falsifikuar “pushtojnë” Shqipërinë
Abuzimet me lejet e HEC-eve, koncesionet që po shkatërrojnë lumenjtë
Shkodër, mbetjet spitalore digjen bashkë me plerat urbane
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD