Gjendja jo e mirë shëndetësore e ka detyruar Kryeministrin Rama të anulojë vizitën e planifikuar për të zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Burrelit. Teksa drejtuesit lokal të këtij qyteti ishin përgatitur për të pritur Ramën rreth orës 10:30 të paradites së sotme, ata janë njoftuar papritur nga kabineti i Kryeministrit për anulimin e vizitës.
Mësohet se Rama ka pasur dhimbje shpine, gjë që është vënë re edhe gjatë pranisë së tij në tryezën për reformën në drejtësi. Pas vizitës në Burrel për të inspektuar investimet e nisura në këtë qytet, Kryeministri Rama kishte planifikuar të udhëtonte edhe drejt Bulqizës. Të dyja këto vizita duket se janë lënë për një ditë tjetër, ndërkohë që nuk dihet se në cilën pjesë të rrugës për në Burrel Rama ka vendosur të kthehet pas.
Zyrtarisht Kryeministria nuk ka nisur asnjë njoftim për anulimin e vizitës së sotme të Ramës në dy qytetet veriore, që është një vazhdim i turit të nisur prej tij në të gjitha qytetet e vendit për të parë nga afër punët që kanë nisur të kryhen për rehabilitimin e qendrave dhe rrugëve kryesore. Nga burime zyrtare mësohet se javën e ardhshme Kryeministri Rama do të udhëtojë jashtë vendit pa dhënë detaje se për çfarë vizite pune bëhet fjalë, ndaj është parë e arsyeshme që këto ditë ai të ketë më pak angazhime.
Your email address will not be published.
Skandali, 1 vit burg për armën që kreu vrasjen
Fëmijë pa dokumente nga varfëria, prindërit i lenë pa regjistruar
“Dosja” më 13 fletë, si “hetoi” prokuroria kallëzimin për falsifikim
Asnjë deputet kundër dekriminalizimit të Kuvendit
Ndërtimet pa leje, zgjatet afati i vetëdeklarimeve
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD