Nga Malvina Gorreja –
Qentë “rrugaçë” të kryeqytetit mund të të zënë pritë në çdo kohë. Ata janë të pranishëm çdo ditë, jo vetëm në rrugët periferike por deri në qendër të Tiranës. Rreziku më i madh që vjen prej tyre është fakti se janë mbartës të sëmundjeve infektive. Për fat të keq bandat e qenve të rrugës nuk kursejnë as zonat pranë spitaleve. Mbeturinat në ambjentet e QSUT-së, tërheqin aty qen të infektuar, që kërkojnë ushqim duke përbërë shqetësim për njerëz të sëmurë ose jo.
Kudo që të jemi nëse ndodh që të kafshohemi nga një qen rrugësh, duhet të drejtohemi tek një mjek specialist pasi mund të na përçohen sëmundje të ndryshme. Sipas mjekes veterinare Bruna Mazari, duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të mos neglizhojmë në asnjë rast sulmet e qenve “rrugacë” dhe sëmundjet e tyre ngjitëse.
“Jo të gjithë qentë e rrugës janë të sëmurë dhe agresivë. Por në përgjithësi këta qen të paushqyer mirë, mbartin disa sëmundje si: zgjebja, terbimi, dermatofitoza apo leshmanjoza, të cilat mund të merren nga kontakti me kafshë të infektuara por vecanërisht nga kafshimi i tyre”-shpjegon Bruna Mazari
Jo në pak raste kemi dëgjuar për qytetarë që janë sulmuar, venanërisht natën, nga qen që enden lirshëm nëpër rrugë. Në të tilla raste mjekët rekomandojnë që të bëhet tetanozi.
Mjekja veterinere, Bruna Mazari
“Kur një person kafshohet nga një qen, vecanërisht nga ata që janë të pavaksinuar, duhet bërë patjetër vaksina e tetanozit. Mendohet se qentë kanë në aparatin e gojës atë që quhet klosidum tetani, ndaj mund të përcojnë infeksione gjatë kafshimit”-vijon mjekja veterinere, Mazari.
Edhe nëse nuk janë të rrezikshëm, për këdo përballja me qentë në rrugë është një eksperiencë e pakëndshme dhe e frikshme. Disa ndjejnë vetëm keqardhje… “Nuk kam frikë por më vjen keq teksa i shikoj në rrugë. Janë disa spitale veterinare ku mund të transportohen. Bashkia duhet të ofrojë një fond që këta qen të mund të trajtohen ashtu si në vendet e tjera”-shprehet një qytetare rreth të tridhjetave.
Pluhurat dhe temperaturat e larta e shtojnë edhe më shumë frikën e infektimit nga sëmundjet ngjitëse të qenve të pavaksinuar. “Në kulmin e kësaj vape është edhe frikë kur shikoj qen teksa eci nëpër rrugë. Mund të bëhen agresivë. Më duket e nevojshme që ata të vaksinohen sepse janë problem jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit”- insiston një zonjë e moshuar.
Teksa shkojmë për të shëtitur në kodrat e liqenit artificial, duket të tregohemi të kujdesshëm, e të mos i provokojmë qente që duket sikur janë rehatuar në territorin e tyre. Jo vetëm enden nëpër zonë por madje edhe flenë ngjitur me njerëzit që kanë shkuar aty për piknik.
Kjo nuk është vetëm panorama e liqenit artificial. Edhe në zonën e stacionit të trenit prania e këtyre kafshëve të pakëndshme, është e dukshme. Pranë tregut të rrovabe të përdorura, kryesisht në ambjente të ndotura, qentë gjejnë hapsirat e tyre të preferuara.
Qyteti Studenti po ashtu duket si një vend grumbullimi i preferuar për qentë e rrugës, të cilët jo pak herë janë treguar edhe agresivë me studentët. Ky vazhdon të mbetet një realitet që na shoqëron cdo ditë. Ecim nëpër rrugë të shoëruar nga qentë “rrugacë”!
Jo të gjithë qentë që enden rrugëve kanë fatin e keq të mbeten përgjithmon në mëshirë të fatit. Në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, edhe pse mbeten të
Qen te pa vaksinuar
pakta, janë shtuar rastet e qytetarëve të cilët i marrin qentë e rrugës dhe kujdesen për ta. Vetërenerët bëjnë apele të vazhdueshme në këtë drejtim.
“Sa herë më jepet mundësia i këshilloj qytetarët që të marrin një qen rruge, kryesisht në moshë të vogël, ta vaksinojnë rregullisht e ta rrisin atë. Qen të tillë bëhen më të afrueshëm dhe më tepër besnikë sesa një qen që mund ta blejmë shtrenjtë në dyqan.”- tregon veterinerja Mazari, referuar edhe nga eksperienca e saj.
Kohët e fundit në Shqipëri është rritur ndërgjegjësimi qytetar për kujdesin që duhet treguar ndaj kafshëve, vecanërisht ndaj qenve. Megjithatë, nuk kanë qënë të pakta rastet kur bashkia e Tiranës ka ndërmarrë aksione për t’i vrarë gjatë natës qentë e rrugës. Kjo nuk ka rezultuar si një zgjidhje efektive duke u kritikuar nga organizatat apo personat në mbrojtje të kafëshëve. Realiteti nëpër në çdo rrugë të Tiranës, na tregon se shteti nuk po mundet t’i vaksionojë apo t’i grumbullojë në mjedise të përshtatshme ku njerëzit të mos rrezikojnë. Ndoshta duhet ta bëjmë ne si qytetarë, t’i ushqejmë , t’i vaksinojmë e t’i kthejmë në qen të mbarë. Po ne a e kemi kulturën për ta bërë diçka të tillë?!
Pershendetje, Meqenese portali “Tirana Ime” , rubrika “raporto” nuk eshte funksionale ne faqen elektronike te Bashkise se Tiranes, po shfrytezoj kete portal per te shprehur shqetesimin tim ne lidhje me dy ceshtje: 1- Problemi i qenve te rruges. Ne lagjen tone (rruga Haxhi H Dalliu, prane pikes se ambulances se lagjes nr. 4, qarkullojne nje tufe prej 10-12 qensh rruge te cilet jane bere shqetesim i madh per ne si banore dhe vecanerisht per femijet. Te dy femijet e mi jane sulmuar nga qente brenda nje periudhe prej dy javesh, dhe aktualisht jane me demtime te dukshme dhe ne proces kurimi si pasoje e sulmit te qenve rrugace. Ne te njejten kohe , kemi frike te dalim naten ne rast emergjente nga shtepia sepse tek dera e apartamentit flejne qente ne cdo kat te pallatit. Ju lutem, edhe pse qente kane pullen e kontrollit te Bashkise ne vesh, ato jane nje problem i pasuportueshem dhe rrezik evident per te gjithe komunitetin. 2- Infrastruktura rrugore dhe ndricimi. E gjithe Zona brenda pallateve eshte e shtruar dhe e sisitemuar nder vite, pervec zones rreth pallatit nr.184/9. Eshte per te ardhur keq qe jemi banore te vjeter te kesaj zone, dhe asnjehere nuk eshte vene dore per shtrimin e rruges dhe sistemimin e ambjenteve rreth pallateve ne kete zone. Shtresa eshte me dhe’ dhe asfalti i vene ne menyre private vende-vende eshte i demtuar. Per ndricim nuk behet fjale.Lutemi na beni dhe ne te lumtur me kaq pak , duke justifikuar te pakten taksat qe derdhim ne menyre te vazhdueshme , por fatkeqesisht pa marre sherbimin minimal. Me shprese qe keto dy probleme minimale por jetike per komunitetin tone, te merren parasysh nga pushteti lokal , Bashkia e Tiranes Ju faleminderit
Your email address will not be published.
Delvinë, qyteti që do ndihmën ekonomike, por “refuzon” punën
Terrorizoi lagjen me armë, gjykata e liron për mungesë provash
Cakran, abuzimet me listat e “të paaftëve”, dëmi 30 milion lekë
Skandali, akuzohet për vrasje, gjykata e dënon me 8 vjet burg
Skandali, si shiten thikat dhe dorezat rrugëve të Tiranës
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD