Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari, nga 12 shtatori do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Pas ceremonisë së homazheve të organizuar nga Bashkia e Tiranës, që nisi paraditen e 12 shtatorit rreth orës 10:00, eshtrat e liderit të dhjetorit u zhvendosen nga Sharra drejt Varrezave të Dëshmorëve. Për më shumë se dy orë në Pallatin e Kongreseve personalitete të larta të jetës politike, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ish-kryeministri Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëkohësisht edhe Kryetar i Partisë Demokratike, 4 ministra të qeverisë Rama, përfaqësues të partive politike në vend, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si Taulant Balla e Pandeli Majko nga PS si dhe deputetë demokratë Astrit Patozi, Ridvan Bode, Genc Ruli, Sokol Oldasgi, etj., bënë homazhe në nderim të udhëheqësit të Levizjes Studentore 1990, që çoi në rrëzimin e regjimit komunist.
Homazhe bënë gjithashtu edhe Ambasadori i SHBA, Arvizu, ai i BE-së, Sequi dhe i OSBE, Ëilton, si dhe kreu i Komunitetit Myslyman, Selim Muça dhe kreu i Kishës Katolike Imzot Rrok Mirdita, ish-presidenti Alfred Moisiu. Ndërkohë, homazhe zhvilluan dhe studentë të dhjetorit ‘90, intelektualë, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azem Hajdarit. Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë, mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhrin e Flamurit” dhe urdhrin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish–Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë.
Vendimi për të rivarrosur Azem Hajdarin në Varrezat e Dëshmorëve u mor në datën 5 shtator dhe Bashkia Tiranë ngriti një komision të posaçëm pune që do të merrej pikërisht me ceremoninë që do të zhvillohet sot në prani të shumë personalitete të ftuara nga të gjitha trevat shqiptare. Azem Hajdari në dhjetor 1990 u vu në krye të lëvizjes studentore, kohë e cila shënon dhe fillimin e aktivitetit të tij politik. Në dhjetor 1990 – shkurt ai u zgjodh Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike.
Your email address will not be published.
5 vite nga “21 janari”, sërish lule por jo drejtësi!
Agjenti i SHISH, trafik droge me Kadillak
Emigrantë shqiptarë “çmendin” kompjuterat grek
Ministri Kosova: T’u japim fund abuzimeve në shëndetësi
Fëmijë pa dokumente nga varfëria, prindërit i lenë pa regjistruar
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD