Policia e Peshkopisë arrestoi këtë të martë një pedagog në universitetin ”Aleksandër Moisiu”, filiali Peshkopi pasi merrte shuma të konsiderueshme parash në këmbim të notës. Sipas policisë pedagogu i arrestuar është Fatmir Çeka, vjeç 23, banues në rrethin e Matit, me detyrë pedagog i jashtëm. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrim”.
Nga hetimet e kryera nga strukturat e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, ka rezultuar që ky shtetas duke qenë në detyrën pedagogut të jashtëm në universitetin ”Aleksandër Moisiu” filiali Peshkopi, iu merrte studentëve të këtij universiteti shuma të konsiderueshme parash të cilat varionin deri në 15.000 lekë, në këmbim të notës kaluese.
Nga hetimet e deritanishme, janë arritur të identifikohen dhe dokumentohen nëntë raste ku ky shtetas iu kishte marrë studentëve të këtij universiteti shumën prej 15.000 lekë të reja duke iu premtuar një notë kaluese. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe dokumentimin edhe të rasteve të tjera korruptive në të cilat dyshohet se ky pedagog ishte implikuar.
Your email address will not be published.
Rruga e përuruar 2 vjet më pare, sërish në rikonstruksion
I moshuari shqiptari bën thirrje për xhihad nga Siria
Rritet numri i viktimave në tragetin e përfshirë nga zjarri
Zbardhen përgjimet, ja si trukohen ndeshjet në Shqipëri
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD