Odise Verbofshi ndalohet në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë. Gjatë marrjes në pyetje i arrestuari pranon krimin e rëndë duke thënë se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen dhe djegien e dy të rinjëve, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë në Durrës. Pas shpalljes në kërkim, Odise Verbofshi është ndaluar në fshatin Poloskë në qarkun e Korçës pranë pikes kufitare të Kapshticës, teksa tentonte të kalonte në shtetin fqinj. Autori i dyshuar po merret në pyetje ku pritet të japë detaje në lidhje me ekzekutimin e dy të rinjve dhe më pas djegien e tyre në makinë. Gjatë dëshmisë Verboshi ka pranuar krimin duke thënë se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Policia arrestoi mbrëmjen e së premtes bashkëpunëtorin e tij, Gazep Pili,familjar i bashkëshortes së Vermoshit. Pili akuzohet se ka bashkëpunuar me Vermoshin duke e ndihmuar atë për asgjesimin e trupave të dy rinjve. Sipas policisë, dy viktimat, Albert Kasalla dhe Shaban Babasi, 27 dhe 34 vjeç, kishin shkuar në shtëpinë e Verbofshit në Shkozet, për të bërë pazar për një sasi droge.
Duket se diçka ka shkuar keq, pasi në sherr e sipër, i zoti i shtëpisë ka qëlluar me armë në kokë dy personat, duke i lënë të vdekur në vend. Më pas dy viktimat u transportuan me makinë nga banesa e autorit të dyshuar deri në afërsi të tregut të makinave tek ish-Këneta. Aty dy bashkëpuntorët dyshohet se i kanë vënë mjetit flakën për të zhdukur gjurmët. Policia arriti të identifikonte autorët pas shoqërimit të dy personave dhe marrjes në pyetje të rreth 40 të tjerëve. Ndërkohë, dy viktimat ishin persona me precedentë penalë, kryesisht për trafik të lëndëve narkotike.
Nga hetimet rezulton se motiv i këtij krimi është prishja e pazarit të drogës pasi në banesën e të dyshuarit si autor I kësaj ngjarje u gjetën 74 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 pistoleta dhe 1 krëhër me fishekë. Ndaj Verbofshit rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.
Your email address will not be published.
Skema e mashtrimit me asgjesimin e mbetjeve spitalore
Aksidenti fatal, vdesin tre persona nga e njëjta familje
Mjerimi i familjes që jeton me 300 lekë në ditë
Zgjedhjet, dështon verifikimit elektronik i kartave në Tiranë
Rritja e gjobave, deputetët e mazhorancës kundër Tahirit
Kjo faqe interneti u realizua me mbështetjen e popullit amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST). Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi (SHGD) mban përgjegjësi të plotë për brendinë e kësaj faqeje, e cila nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. © 2014, Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi - SHGD